Goran Tomasevic – i cili ishte ndër gazetarët e parë që dokumentoi skenën e frikshme pas vrasjeve masive në burgun e Dubravës të Kosovës në vitin 1999 – tha për BIRN se mbulimi i luftës i shkaktoi një dëm të madh emocional.
Për sa kohë mund të eci dhe mund ta mbaj në dorë aparatin tim, do të vazhdoj ta bëj”, deklaroi fotografi serb Goran Tomasevic, i cili mbuloi pasojat e vrasjeve në burgun më të madh të Kosovës në vitin 1999 dhe eksodin e shqiptarëve të Kosovës me trena për në Maqedoni gjatë Bombardimit të Jugosllavisë nga ana e NATO-s.
Në një intervistë në Reporting House të BIRN në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Tomasevic – i cili gjithashtu ka mbuluar luftërat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe është marrës i disa çmimeve, duke përfshirë një çmim Pulitzer – tha se ngjarjet në Kosovë e kishin prekur më shumë, sepse “populli serb ishte një pjesë e madhe e asaj që po ndodhte”.
“Situata për ne fotografët ishte krejtësisht jo miqësore. Policia thoshte ‘Ti po punon për Reuters-in (agjencia e lajmeve)’, populli nuk më donte, shqiptarët nuk më donin sepse jam serb dhe as Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk më kishte qejf”, kujtoi ai.

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës