Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Vuçiq takohet me presidentin e Iranit dhe ministrin kinez, flet për bashkëpunim dhe propagandon për situatën në Kosovë

The Geopost September 26, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar aleatët e tij në Nju Jork gjatë seancës së Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë qindra liderë botërorë.

Ai është takuar me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkiyan, për të cilin shkroi: “Një takim i përzemërt me Presidentin Pezeškian dhe një bisedë kuptimplotë për aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Iranit, si dhe për mundësitë gjeopolitike globale”.

Vuçiq shtoi se me të kanë shkëmbyer edhe mendimet për vendet e tyre duke përmendur edhe lidhjet ekonomike.

Tutje Vuçiq ka përhapur propagandën që ka krijuar si narracion për “situatën e serbëve në Kosovë” se gjoja po persekutohen.

“Temë e veçantë e bisedës ishte gjendja e rëndë e popullit serb në Kosovë dhe bashkëbiseduesin e respektuar e informova në detaje për të gjitha sfidat në rrugën e zgjidhjes së shumë çështjeve të hapura dhe serioze në këtë drejtim. Edhe një herë falënderova Iranin për qëndrimin e tij konsistent dhe të palëkundur në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe theksova se vendi ynë e vlerëson një qëndrim të tillë, i cili i reziston presioneve të shumta, por flet edhe për marrëdhëniet miqësore mes popujve tanë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai tha se këtë rast e ka shfrytëzuar për ta ftuar Pezeškian të vizitojë Serbinë, për të diskutuar potencialin e bashkëpunimit në shumë fusha dhe për forcimin e marrëdhënieve mes tyre.

Vuçiq nuk e ka lëshuar rastin pa u takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme e Kinës, Wang Yi, me të cilin ka diskutuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kinës dhe për “bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha me rëndësi reciproke, te çështjet globale”.

Ai ka falënderuar Kinën që nuk ka votuar për Rezolutën e Srebrenicës e cila njohu gjenocidin serb në Srebrenicë.

“Theksova se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës, e cila votoi kundër rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe i kërkova ministrit t’i përcjellë Presidentit Xi Jinping përshëndetjet e mia dhe mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe miqësinë e tij të sinqertë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb edhe në këtë takim ka folur mbi “gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë”.

“I paraqita atij situatën gjithnjë e më të vështirë për popullin serb në Kosovë dhe kërkova mbështetjen e Kinës në luftën për të vërtetën dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Moldavia përjashton partinë e oligarkut të arratisur Shor nga referendumi i BE-së
Next: Shtëpia e Bardhë nuk e fton kryeministrin gjeorgjian në pritje në OKB pasi marrëdhëniet përkeqësohen

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës? 10 min read
  • Analiza
  • News

Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?

The Geopost November 1, 2026
Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

The Geopost October 30, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit 4 min read
  • Analiza

Nga propaganda e Millosheviqit te 14 vjet në pushtet: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.