“Serbia është një aleat i Rusisë dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO”, ka thënë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin në takimin më presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Rusi.
Ish-shefi i BIA-s është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuara për lidhjet e ngushta me Rusinë, si dhe për korrupsion.
Deklaratat e Vulinit demantojnë haptas qëndrimin zyrtar të Serbisë së dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Gjithashtu, Vulin demantoi deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që i bëri pak ditë më parë në Pragë, duke mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus.
Ai po ashtu hodhi poshtë idenë se kandidatura e shtetit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një “Kali i Trojës” për Moskës dhe tha se janë në rrugën e BE-së.
“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha Vulin Putinit. “Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë. Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë”, tha Vulin, i cili shtoi se për këtë “arsye” Serbia ka presion nda Perëndimi.
Vulin dhe Putin u takuan në Vladivostok në periferi të një forumi ekonomik të projektuar për të tërhequr investime të huaja dhe për ta paraqitur Rusinë tek ata. Duke përshëndetur Vulin ndërsa të dy u ulën për bisedime, Putin shprehu shpresën se zëvendëskryeministri i Serbisë do të jetë në gjendje “të shikojë nga afër dhe të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit me një rajon kaq të madh dhe premtues” si Lindja e Largët e Rusisë.
Vulin i tha Putinit se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, e cila kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse dhe e cila kurrë nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret për veprime anti-ruse”, tha ai.
“Serbia nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse,” tha Vulin.
Ndërkaq, Putin tha se ai synonte të diskutonte një kontratë furnizimi me gaz me Serbinë që skadon në mars 2025 me zëvendëskryeministrin serb .
Serbia varet kryesisht nga furnizimet me gaz nga Rusia dhe monopoli i saj i naftës NIS është në pronësi të shumicës së Gazpromneft-it të Rusisë.
Në një deklaratë, zyra e Vulin nuk përmendi bisedimet për furnizimin me gaz, por tha se Vulin e kishte siguruar Putinin për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.
Vizita e Vulin në Rusi vjen vetëm disa ditë pasi Beogradi dhe Dassault Aviation e Francës ranë dakord për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale për 2.7 miliardë euro. Kjo në fillim u pa si një përpjekje e Perëndimit për të shkëputur Serbinë nga aleati i saj tradicional, Rusia, por në pak ditë më vonë Vulin udhëtoi në Rusi për ta konfirmuar se nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhëniet e tyre. Rusia është furnizuesi kryesor i armëve i Serbisë.
Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi më herët gjithashtu Beogradin për nënshkrimin e një marrëveshje për lëndët e para të nevojshme në tranzicionin e gjelbër.
SHBA vendosi sanksione ndaj Vulin korrikun e kaluar, duke e akuzuar atë për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike dhe ndihmë për ndikimin e Rusisë në Ballkanin me paqe të brishtë.
Vulin ka marrë dy medalje nderi nga Rusia.
Sanksionet e SHBA-së kundër individëve dhe kompanive në Ballkan janë krijuar për të kundërshtuar përpjekjet për të minuar paqen dhe stabilitetin në rajonin e paqëndrueshëm dhe ndikimin “keq” të Rusisë.
Perëndimi ka shtuar përpjekjet për të joshur rajonin e trazuar në gjirin e tij, nga frika se Rusia mund të nxisë trazira për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë. /TheGeopost/

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq
Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende