Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Shefi i CIA-s viziton rajonin, Vuçiq pret në takime të ndara edhe Dodikun e Harchenkon

The Geopost August 23, 2024 2 min read
Share the news

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa paralajmërim ka pritur në një vizitë presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, ku në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Vuçiq tha se kanë folur për tema ekonomike dhe se kanë bërë një analizë të përbashkët të kushteve globale dhe rajonale.

“Presidenti Dodik dhe unë i kushtuam vëmendje të veçantë lidhjes infrastrukturore, rrugore, hekurudhore dhe energjetike ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska”, thuhet në postimin e Vuçiqit në Instagram.

Vizita e papritur e Dodikut në Serbi erdhi në kohën kur drejtori i CIA-s, William Burns, qëndroi në rajon ku në fillim shkoi nëBonjë e Hercegovinë, më pas në Serbi dhe në fund në Kosovë.

Presidenti nacionalist i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës është nën sanksione të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të veprimeve të tij destabilizuese kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe për korrupsion.

Në kohët e fundit Dodik ka ndërmarrë veprime provokuese për ndarjen e Republikës Srpksa nga Bosnje e Hercegovina, të cilat janë dënuar nga ndërkombëtarët për prishjen e paqes.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë sot është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, me të cilin ka diskutuar dhe ka kërkuar mbështetje për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit në Kosovë.

Ai “falënderoi Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme diplomatike për Rezolutën 1244, por gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për pasojat e mundshme të hapjes së urës në Ibrit në Mitrovicë të Kosovës. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me ambasadorin Bocan-Harchenko për të gjitha temat me interes për Serbinë dhe Federatën Ruse, si dhe qëndrimet e Serbisë në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike globale”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq zgjodhi ambasadorin rus për të folur mbi çështjen e Urës së Ibrit, por kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që për të shmangur ndonjë tension kjo temë të diskutohet në dialog në Bruksel.

/TheGeopost

Continue Reading

Previous: Zyrtari nr. 2 i Kinës udhëton në Rusi për të ‘thelluar’ lidhjet ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon
Next: Presidenti i Tajvanit viziton ishujt e vijës së parë në qendër të tensioneve me Kinën

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.