Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Maqedonci: FSK i përdorë rregullisht “Bayraktar-ët”, por s’kemi kaluar në territorin e Serbisë

The Geopost August 9, 2024 2 min read
Share the news

 

Forca e Sigurisë së Kosovës operon në baza të rregullta me dronët Bayraktar, të blerë gjatë vitit të kaluar nga shteti i Turqisë.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Rubikon të Klan Kosova.

“Ne jemi duke i përdorur dronët bayraktar. Bashkë me gjeneral Jasharin, komandantin e FSK-së, gjatë muajit maj kemi vizituar njësinë e sistemeve ajrore pa pilot, njësi e re që e kemi krijuar pas kontraktimit të dronëve Bayraktar”.

“Gjatë asaj vizite kemi pasur komunikim me ushtarakët tanë që drejtojnë dronët Bayraktar, patëm mundësinë që të shohim një operim me këta dronë që kjo njësi realizon në baza të rregullta. Pra, ne i testojmë dhe operojmë dronët Bayraktar në baza të rregullta”, tha Maqedonci.

I pyetur lidhur me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, se këta dronë kanë kaluar në territorin e Serbisë, Maqedonci tha se dronët përdoren vetëm në territorin e Kosovës, por kanë kapacitet të vëzhgojnë terrene më të largëta.

“Jo, assesi nuk i përdorim dronët jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kapaciteti i këtyre dronëve është të vëzhgojë edhe terrene më larg se që është i vendosur droni në ajër, por nuk ka qenë kurrë synim i yni që këta dronë t’i përdorim për vëzhgim të territoreve të tjera”.

“Synim kryesor i përdorimit të këtyre dronëve është vëzhgimi i territorit të Republikës së Kosovës me qëllim identifikimin e rreziqeve për territorin e vendit tonë, jo vetëm të natyrës njerëzore, por edhe të fatkeqësive natyrore”, tha Maqedonci.

Ministri shtoi se krahas dronëve, Forca e Sigurisë së Kosovës ka edhe kapacitete të tjera të inteligjencës që mbledhin informacione lidhur me sigurinë.

“Grumbullojmë informacione normalisht edhe për territorin përreth kufirit kur ka rreziqe nga ai territor dhe ne e shohim rrezik dhe kërcënim prezencën e 28 bazave ushtarake dhe 20 bazave të xhandarmërisë 300 metra deri në 5 kilometra nga kufiri i Republikës së Kosovës, por njësitë tona në asnjë rast nuk e kalojnë kufirin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Maqedonci.

 

/www.dukagjini.com

Continue Reading

Previous: Moska kërkon që Mali i Zi të ekstradojë një shtetase ruse me statusin e refugjatit politik në Itali
Next: Irani po rrit aktivitetet kibernetike që duket se ndikojnë në zgjedhjet në SHBA, thotë Microsoft

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.