Partia kryesore opozitare e Gjeorgjisë, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, do të ngrejë një padi kundër ligjit të diskutueshëm të “agjentëve të huaj” në Gjykatën Kushtetuese më 29 korrik, tha partia për shërbimin e Gjeorgjisë të Radios Evropa e Lirë.
Tridhjetë e dy deputetë të opozitës nënshkruan padinë më 22 korrik. Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili, një kritike e fortë e ligjit, ngriti një padi kundër ligjit në Gjykatën Kushtetuese më 16 korrik.
Zurabishvili vuri veton ndaj ligjit në maj, por parlamenti i vendit, i dominuar nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, hodhi poshtë veton e saj.
Ligji u nënshkrua më 4 qershor dhe kërcënon aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./RFE/

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit