Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse që nga viti 2020, ka thënë se Deklarata e Samitit të Uashingtonit e 10 korrikut përmend “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës” drejt NATO-s.
Ai ka kërcënuar se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO do tënënkuptojë “zhdukje” të saj dhe gjithashtu kërcënoi edhe NATO-n.
“Për Rusinë, 2 mënyra të mundshme se si përfundon kjo rrugë janë të pranueshme: ose Ukraina të zhduket, ose NATO të zhduket. Akoma më mirë, të dyja,” tha Medvedev.
Rusia kërcënon Ukrainën për synimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO duke theksuar shpesh se miratimi i Ukrainës në aleancë po kalon një “vijë të kuqe” dhe se blloku evropian ishte një nga shkaktarët kryesorë të luftës së Rusisë me Ukrainën.
Medvedev bëri thirrje për “kujdes nëse Ukraina pranon kushtet e Rusisë për një armëpushim, duke përfshirë revokimin e aspiratave të saj në NATO”.
Megjithatë, ai deklaroi pa bazë se “pranimi i paqes së negociuar mund të nxisë trazira të brendshme në Ukrainë, potencialisht një grusht shteti ose ngritjen e një qeverie të re radikale, duke rindezur armiqësitë midis dy kombeve, ndërkohë që rrezikon sovranitetin e Ukrainës”.
Sidoqoftë, Ukraina ka marrë mbështetje të fortë nga vendet e NATO-s në samitin tre-ditor që u mbajt në Uashington.
“Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rregullimet e veta të sigurisë dhe për të vendosur vetë të ardhmen e saj, pa ndërhyrje të jashtme. E ardhmja e Ukrainës është në NATO. Ukraina është bërë gjithnjë e më e ndërveprueshme dhe e integruar politikisht me Aleancën”, ka thënë NATO në deklaratën e nxjerrë nga samiti.
/TheGeopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë