Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Serbia u rreshtua në anën e huliganëve”, Daçiq ndalon festivalin “Mirëdita, dobar dan”

The Geopost June 28, 2024 3 min read
Share the news

Zëvendëskryeministri i Serbisë, i cili është edhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se ministria e tij urdhëroi “ndalimin e tubimeve publike në kuadër të festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan’”, një veprimtari dhjetëvjeçare që synon nxitjen e bashkëpunimit kulturor dhe dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve.

Daçiq tha se urdhri u lëshua kinse për shkak të “rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pasurisë, si dhe rrezikut për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”, ndërsa gazetarët nga vendi i ngjarjes kishin raportuar se numër i vogël i policëve ishte vendosur në vendin ku planifikohej të mbahej ky festival.

Disa orë para hapjes, një grup nacionalistësh të djathtë u mblodhën duke penguar hyrjen e njerëzve në atë hapësirë, duke valëvitur flamujt serbë, duke brohoritur kundër pavarësisë së Kosovës dhe duke kënduar këngë nacionaliste. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, akuzoi institucionet e shtetit të saj se u rreshtuan me huliganët serbë.

“Me ndalimin e ‘Mirëdita, dobër dan’, Serbia dhe institucionet e saj janë rreshtuar me huliganët dhe etnonacionalistët më të errët. Nuk është më e mundur të organizohet një debat për pajtimin, as një protestë kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës. Një vrimë e zezë”. Organizatorët njoftuan se festivali “përfaqëson një kombinim të bashkëpunimit kulturor dhe inicimit të çështjeve të rëndësishme politike që synojnë hapjen dhe paqen midis shoqërisë serbe dhe asaj kosovare”.

“Për shkak të fushatës së urrejtjes së nisur kundër festivalit, ju ftojmë të qëndroni me ne në solidaritet duke mbështetur qëllimet e festivalit dhe duke shijuar së bashku programin e tij”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.

Ndonëse nga organizatorët shihet si një zhvillim që synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si mjet për nxitjen e pajtimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje paqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për disa politikanë në pushtet në Serbi, festivali paraqet një ngjarje me “rrezikshmëri të lartë” dhe kishin kërkuar që më parë anulimin e tij.

Daçiq kishte kunërshtuar festivalin dhe fillimisht u kishte bëri thirrje organizatorëve që të mendojnë për shtyrjen e festivalit dhe më pas edhe për anulimin e tij, për shkak se gjatë këtyre ditëve shënohet edhe Vidovdani.

“Mendoj se është një tubim me rrezikshmëri të lartë dhe bëjmë thirrje që të anulohet e gjithë ngjarja”, tha Daçiq më 18 qershor. Kësaj retorike kundër festivalit i kishte dhënë hov edhe Aleksandar Vulin, i sanksionuari nga SHBA, duke thënë se mbajtja e festivalit njëkohësisht me shënimin e Vidovdanit, paraqet një “fyerje së cilës shteti i Serbisë duhet t’i përgjigjet”.

Festivali “Mirëdita, Dobar dan” që organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova nisi në vitin 2014 dhe ofron filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Gazetari amerikan Evan Gershkovich shkon në gjykim sekret për spiunazh në Rusi
Next: Koreja e Veriut synon të mposht mbrojtjen e SHBA me testin e fundit raketor

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.