Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ageler: Do ta ndihmojmë Qeverinë e re në Shkup në ballafaqimin me ndikimin keqdashës rus

The Geopost June 21, 2024 3 min read
Share the news

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka përshëndetur vendimin që kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e rinj të bëjnë betimin me emrin e ri kushtetues. Ky vendim vjen pas betimit të presidentes Gordana Siljanovska-Dafkova duke përdorur emrin e vjetër të shtetit “Maqedoni”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga Greqia për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës, dokument që mbylli çështjen e emrit midis dy vendeve dhe hoqi veton greke në procesin e integrimit euroatlantik. Përbërja e re qeverisëse pritet të votohet në Parlament të shtunën, kurse e njëjta përbëhet nga spektri i djathtë politik VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

“Ka dallime në Marrëveshjen e Prespës – përdorimi i emrit formal kushtetues dhe përdorimi bisedor. Unë njoh shumë juristë, nga të gjitha anët, që e kanë parë nga afër këtë… Nuk jemi ne ata që po e shkruajmë, ata po i kushtojnë vëmendje rezultatit, do të jem e sinqertë, SHBA-të duan të tregojnë respekt për Marrëveshjen e Prespës. Siç thashë, ne mirëpritëm vendimin e kryeministrit të ardhshëm për të përdorur emrin kushtetues gjatë betimit. Shpresojmë që të gjithë ministrat të ndjekin shembullin dhe më pas të kalojnë në takimet e ardhshme të rëndësishme ku do të diskutojnë çështje të tilla si mbështetja për Ukrainën, rreth ekonominë e vendit, për energjinë dhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Ageler.

Në një intervistë për portalin në gjuhën maqedonase “360 gradë”, ajo ka folur edhe për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, duke premtuar mbështetje për qeverinë e re në parandalimin e ndikimit keqdashës rus.

“Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se nga vjen ai ndikim. Por sigurisht që është i pranishëm dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Mund të mos jetë aq i pranishëm këtu në Maqedoninë e Veriut sa është në vendet e tjera të rajonit. Por sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe gjithmonë ka mundësi për ndikim më keqdashës nga rusët. Ne jemi të vetëdijshëm dhe do të vazhdojmë të ndajmë informacionin që kemi për ato përpjekje me qeverinë e ardhshme, ashtu siç bëmë me qeverinë e mëparshme”, tha Ageler.

Ajo tha se pret që ndihma e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën të vazhdojë edhe me ardhjen e qeverisë së re.

“Më thanë se do ta bëjnë. Pres me padurim që t’i bëj ato biseda me Ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes dhe të tjerët në qeveri. Është e një rëndësie kritike… Presidenti ishte në konferencën për ndihmën për Ukrainën dhe kjo është qartësisht një prioritet për Shtetet e Bashkuara dhe do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme në samitin e NATO-s në Uashington muajin e ardhshëm”, tha Ageler.

Duke folur për nominimin për ministër të zv/kryeministër të Ivan Stoilkoviqit, lider politik i një partie të serbëve etnik të RMV-së që është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, dhe që është haptazi pro-rus, ambasadorja Ageler me përgjigje: “Nuk kisha dëgjuar për personin derisa dëgjova për nominimin një ditë më herët. Nuk e kam takuar kurrë. Që atëherë, kam lexuar disa nga gjërat që ai tha. Më duken tronditëse dhe, sinqerisht, të dënueshme. Por unë nuk shoh një model veprimi. Duket se ka një seri të gjatë komentesh, deklaratash dhe postimesh shumë fatkeqe dhe fyese….Por mund të them se do ta vëzhgojmë nga afër”.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Forcat pro-Kremlinit në rritje në Bullgari përpara zgjedhjeve evropiane
Next: Qeveria properëndimore me zëvendëskryeministrin pro-rus

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.