Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili edhe pse i sanksionuar nga SHBA u fut në qeverinë e re serbe, siç u prit shkoi në Rusi për një vizitë zyrtare dyditore.
Atje Vulin është pritur nga sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, i cili e ka uruar Vulinin për punën e tij të re në qeverinë e Serbisë.
Shoigu në takim me të theksoi se si Rusia tradicionalisht e mbështet kursin e Beogradit për të gjitha çështjet e vështira dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Ata diskutuan për “çështje të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe kundër ndërhyrjeve perëndimore në punët e brendshme”.
Ai u takua edhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, të cilin e falënderoi në përkrahjen që Rusia po ia jep Serbisë në mohimin e gjenocidit të Srebrenicës gjatë votimit të rezolutës në OKB.
Vizita e Vulinit në Rusi do të vazhdojë edhe për disa ditë dhe kjo vizitë është e para prej se Vulin u zgjodh në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë më 2 maj.
Vulin, që është i sanksionuar nga SHBA edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë, në vizitat e tij të shpeshta atje u nderua nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse.
Ai atëherë ishte nderuar “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes së interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”.
Vulin ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët rusë edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 sa ishte në krye të BIA-s.
Vulin është partner për një kohë të gjatë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Departamenti amerikan i Shtetit kishte shprehur zhgënjim kur Vulin u propozua për postin që mban aktualisht./The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj