Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia do të rrisë rezervat e gazit me furnizim nga Rusia, ambasadori rus në Beograd lavdëron “marrëdhëniet ushtarako-industriale” 

The Geopost June 6, 2024 2 min read
Share the news
Serbia planifikon të rrisë rezervat ekzistuese të gazit duke u furnizuar nga Rusinë. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në transmetimin e Radio Televizionit të Serbisë.
“Aktualisht kemi 544 milionë metër kub gaz, nga të cilët 381 janë në objektin e magazinimit të Banatsky Dvor dhe 163 janë të depozituara në depo në Hungari. Duhet të rrisim vëllimet, duhet të flasim për këtë me miqtë tanë hungarezë. Ne duhet të rrisim rezervat, kështu që duhet ta diskutojmë këtë me rusët dhe me Azerbajxhanin”, tha Vuçiq.
Ambasadori rus në Serbi Aleksandër Botsan-Kharçenko theksoi më herët se “bashkëpunimi midis Moskës dhe Beogradit ka një nivel të lartë efektiviteti në kompleksin ushtarako-industrial, kujdesin shëndetësor dhe gjithashtu mund të marrë një shtysë tjetër në sektorin e energjisë këtë vit”.
Ai theksoi se “përmes Gazpromit priten projekte energjetike në sektorin e gazit”, të cilat “mund të fillojnë këtë vit dhe do të marrin zhvillim të mjaftueshëm, duke garantuar sigurinë energjetike të Serbisë”.
Ndër goditjet e para që Perëndimi i dha Rusisë për ta ndëshkuar për agresionin kundër Ukrainës ishte sanksionimi për resurset e gazit. Serbia nuk u radhit as për këtë çështje me vendet e Perëndimit.
Në mars 2022, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, BE vendosi sanksione ndaj Gazprom Neft.
Më 8 qershor, Kanadaja ndaloi shërbimet për industrinë ruse të naftës, minierave, gazit dhe kimikateve. Më 8 mars 2022, presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi ndalimin e importeve të naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu më 8 mars 2022, Shell njoftoi synimin e saj për t’u tërhequr nga industria ruse e hidrokarbureve./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Ministri i Jashtëm polak thotë se SHBA do të sulmojë trupat ruse në Ukrainë nëse Rusia përdor armë bërthamore
Next: Eksluzive: Audio në mes të oficerit të BIA-s dhe Bedri Shabanit

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.