Banka Postare Kursimore e Serbisë që u mbyll të hënën ka operuar në Kosovë në kunfërshtim të plotë me ligjet në fuqi. Ndonëse e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ajo nuk ka raportuar për qarkullimin financiar dhe as nuk është mbikëqyrur nga autoritetet relevante. Një operim i tillë i të ashtuquajturës bankë paraqet rastin e vetëm në Evropë dhe më gjerë.
Kjo “bankë” nga pesë objekte sa ka shfrytëzuar, tri prej tyre i kishte uzuruar pasi të njëjtat janë pronë e AKP-së.
Banka Postare Kursimore ka financuar organizata terroriste, krimin e organizuar dhe luftën hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe NATO-s.
Kujtojmë se në shtator 2022, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Serbia investon çdo vit ne Kosove nga 800 milionë euro.
Disa nga paratë e Serbisë janë investuar ne organizata terroriste, kurse një pjesë tjetër janë keqpërdorur nga mafia.
Ndërsa i sanksionuari i INTERPOL-it, Milan Radojiciq, si njeriu më i besueshëm i Vuçiqit në Kosovë ka lidhje me Bojan Kekic-in, drejtor i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, me seli ne Beograd. RTK pati publikuar edhe nje fotografi ku shihen së bashku./The Geopost/

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman