Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha të martën se liderët amerikanë dhe evropianë duhet të trajtojnë politikat industriale të Kinës, të cilat përbëjnë një kërcënim për industritë globale të energjisë së pastër.
“Kapaciteti industrial kinez po çon aktualisht në prodhim që tejkalon ndjeshëm kërkesën globale në sektorë kyçë si automjetet elektrike, bateritë litium-jon dhe energjia diellore,” tha ajo në një fjalim në Frankfurt.
Yellen tha se ajo dhe presidenti amerikan Joe Biden do të ndërmarrin veprime për të mbrojtur punëtorët dhe kompanitë në sektorët strategjikë.
“Politika industriale e Kinës mund të na duket e largët në këtë dhomë, por nëse nuk reagojmë në mënyrë strategjike dhe së bashku, qëndrueshmëria e kompanive në të dy vendet tona dhe në mbarë botën mund të jetë në rrezik”, tha Yellen në qytetin gjerman.
Yellen paralajmëroi zyrtarët kinezë në prill se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin mbiprodhimin e mallrave me çmime të ulëta që përmbytin tregjet globale.
“Ne e kemi parë këtë histori më parë,” u tha Yellen gazetarëve muajin e kaluar. “Mbi një dekadë më parë, mbështetja masive nga qeveria kineze çoi në çelikun kinez me çmim të ulët që përmbyti tregun global, duke shkatërruar industritë në mbarë botën dhe në Shtetet e Bashkuara.
Ajo shtoi se Biden “nuk do ta pranojë më atë realitet”.
Administrata Biden javën e kaluar njoftoi tarifa të reja për industritë strategjike kineze, duke përfshirë çelikun, energjinë diellore, automjetet elektrike dhe pjesët e baterive.
“Ne duam të shohim sektorë të shëndetshëm të teknologjisë së gjelbër, nga startup-et inovative te fabrikat e prodhimit të gjelbër, në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në mbarë botën, jo vetëm në Kinë”, tha Yellen./VOA/

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga