Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Gjykata ruse ngrin asetet e dy bankave gjermane në mosmarrëveshje për projektin e gazit

The Geopost May 20, 2024 2 min read
Share the news

Një gjykatë në qytetin rus të Shën Petersburgut ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve të Deutsche Bank dhe Commerzbank në vend, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. Urdhri është një përgjigje ndaj një mosmarrëveshjeje ligjore mbi ndërtimin e planifikuar të një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Detin Baltik.

Bankat ishin ndër garantuesit e kontratës për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit nga kompania shumëkombëshe e ndërtimit Renaissance Heavy Industries dhe kompania gjermane Linde. Megjithatë, projekti u anulua pas sanksioneve perëndimore, pas së cilës bankat tërhoqën garancitë e tyre.

Anulimi erdhi me kërkesë të RusChemAlliance, një degë e gjigantit rus të gazit Gazprom dhe operator i projektit, raporton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

RusChemAlliance i pagoi Linde avanset për ndërtimin e uzinës. Sipas dpa, kompania kërkon rreth 238.61 milionë euro (260 milionë dollarë) nga Deutsche Bank dhe 94.92 milionë euro (103 milionë dollarë) nga Commerzbank.

Në një deklaratë, Deutsche Bank tha se kishte lënë mënjanë një dispozitë prej rreth 260 milionë euro (283 milionë dollarë) si pjesë e një marrëveshjeje kompensimi.

Ajo tha gjithashtu se duhej të vlerësonte ndikimin e menjëhershëm në operacionet në Rusi dhe të shihte se si do të vlerësohej kërkesa nga gjykatat ruse.

Shtetet perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska dy vjet më parë./VOA/

Continue Reading

Previous: Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk
Next: Ekskluzive: Terroristë të sulmit në Banjskë, të lirë në Beograd

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin

The Geopost November 17, 2026
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë 1 min read
  • Intervista
  • Lajme

Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë

The Geopost November 17, 2026
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

The Geopost November 17, 2026
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares 2 min read
  • Lajme

REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares

The Geopost November 17, 2026
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.