Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord paraprakisht për t’i siguruar Ukrainës miliarda dollarë fonde shtesë për armë dhe municione, që rrjedhin nga fitimet e aktiveve të ngrira të bankës qendrore ruse të mbajtura në BE.
Marrëveshja e 27 ambasadorëve të BE-së u njoftua nga Belgjika, e cila mban shumicën e aseteve të ngrira në BE. Kësaj i paraprinë negociata të ashpra javësh mes shteteve anëtare, të cilat u vështirësuan edhe më shumë nga kufizimet e rrepta financiare për përdorimin e fondeve të tilla.
Marrëveshja pritet t’i sigurojë Kievit deri në 3.2 miliardë dollarë në vit, 90% e të cilave mund të shpenzohen për municion dhe pajisje të tjera ushtarake.
Sipas informacionit zyrtar, një këst i parë i fondeve mund të arrijë në Kiev në korrik.
BE-ja po mban rreth 225 miliardë dollarë në asetet e bankës qendrore ruse, shumica e të cilave janë të ngrira në Belgjikë, si hakmarrje për luftën e Moskës kundër Ukrainës. Kievi ka kërkuar prej kohësh që ato fonde të përdoren për blerjen e furnizimeve jetike ushtarake pasi i nevojiten për t’u mbrojtur kundër sulmeve të ripërtërira ruse.
Një grup i vogël shtetesh anëtare, kryesisht Hungaria, refuzojnë të furnizojnë Ukrainën me armë. Prandaj, në marrëveshje duhej të përfshiheshin masa mbrojtëse të veçanta për të lejuar që rreth 10% e fondeve të konsideroheshin ndihmë e përgjithshme.
Vendet anëtare të BE-së ende duhet të miratojnë zyrtarisht marrëveshjen e ambasadorëve./VOA/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj