Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Xi pritet ngrohtë në Beograd, Vuçiq: Tajvani është Kinë

The Geopost May 9, 2024 3 min read
Share the news
Me nderimet më të larta shtetërore është pritur në Serbi lideri autokrat i Kinës, Xi Jinping, i cili kur arriti përshëndeti qytetarët serbë që ishin mbledhur për ta pritur atë. Në fillim të takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, presidenti i Kinës tha se është shumë i prekur nga pritja, si dhe se miqësia mes dy vendeve “është e ndërsjellë, e çeliktë dhe e sinqertë”.
Pas takimit të dy delegacioneve, u nënshkrua një Deklaratë e Përbashkët, përmes të cilës do t’i ngrejnë marrëdhëniet nga “niveli i partneritetit strategjik në nivelin e një të ardhmeje të përbashkët”.
Vuçiq, gjatë drekës ceremoniale që shtroi për nder të Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij Peng Liyuan, tha se “Serbia do të bëjë çmos që të mbetet një mik besnik dhe i sinqertë i Kinës”.
“Rroftë miqësia e çeliktë midis popullit të Republikës së Kinës dhe Serbisë”, tha Vuçiq.
Vuçiq, vazhdimisht ka kërkuar t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht se thotë se synon ta anëtarësojë vendin e vet në Bashkim Evropian dhe që është kandidate për BE.
Vuçiq i tha se e mbështet parimin e një Kine duke iu referuar Tajvanit.
Vuçiq tha se ka marrë mbështetjen e Kinës edhe në qëllimet e Serbisë për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë përpara një seance në OKB.
Vuçiq tha gjithashtu se për tri vitet e fundit Kina ka qenë investitori më i madh dhe partneri i dytë në tregtinë e mallrave në Serbi, pavarësisht që edhe kjo bie në kundërshtim me politikën e jashtme perëndimore që Serbia e injoron sikur në rastin e mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
Ndërsa, presidenti kinez gjithashtu tha se kur është fjala për Kosovën, Pekini përkrah qëndrimin serb për të ruajtur “sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.
Xi u mirëprit në aeroport nga Vuçiq, kryeministri Millosh Vuçeviq, kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq, ish-presidenti Tomisllav Nikolliq, si dhe ambasadorja serbe në Kinë, Maja Stefanoviq.
Para vizitës së presidentit kinez, Beogradi u stolis me flamuj të Serbisë dhe të Kinës, si dhe me mesazhe mirëseardhëse në gjuhën serbe dhe atë kineze përgjatë rrugës nga aeroporti drejt qendrës së qytetit.
Avioni i presidentit kinez u shoqërua nga avionët luftarakë MiG-29 pasi mbërriti në hapësirën ajrore të Serbisë.
Të dy vendet nënshkruan të mërkurën 29 marrëveshje, që nga zgjerimi i artikujve bujqësorë serbë që do të importohen në Kinë, tek nisja e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Beogradi për në Shangai dhe më pas edhe në Guangzhou.
Kritikët thonë se Serbia mund të shërbejë si një kalë troje kinez dhe si portë hyrëse e Pekinit në Evropë.
Gjatë një konference shtypi, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se vizita e Presidentit Xi synon të rrisë tensionet mes Serbisë dhe Perëndimit.
Pas Serbisë, Xi do të pritet edhe në Hungari nga lideri tjetër autokrat, Viktor Orban./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Rusia paralajmëron Britaninë dhe planifikon stërvitje bërthamore për thellimin e mundshëm të rolit të Perëndimit në Ukrainë
Next: BE arrin marrëveshjen paraprake mbi ndihmën e Ukrainës që vjen nga fitimet e pasurive të ngrira ruse

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.