Aleatët e NATO-s përmes një komunikate kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuar për aktivitetet malinje të fundit të Rusisë në territorin e Aleancës, duke përfshirë ato që rezultojnë në hetimin dhe akuzimin e individëve të shumtë në lidhje me aktivitetin armiqësor të shtetit që prek Çekinë, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
NATO thotë se këto incidente janë pjesë e një fushate intensifikimi të aktiviteteve që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, duke përfshirë në territorin e Aleancës dhe nëpërmjet përfaqësuesve. Kjo përfshin sabotazhin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike, fushatat e dezinformimit dhe operacione të tjera hibride.
Aleatët e NATO-s shprehin shqetësimin e tyre të thellë për veprimet hibride të Rusisë, të cilat përbëjnë një kërcënim për sigurinë aleate.
“Ne mbështesim dhe qëndrojmë në solidaritet me aleatët e prekur. Ne do të veprojmë individualisht dhe kolektivisht për të adresuar këto veprime dhe do të vazhdojmë të koordinojmë ngushtë. Ne do të vazhdojmë të rrisim qëndrueshmërinë tonë dhe të aplikojmë e përmirësojmë mjetet që kemi në dispozicion për të kundërshtuar dhe kontestuar veprimet hibride ruse dhe do të sigurojmë që Aleanca dhe aleatët të jenë të përgatitur për të penguar dhe mbrojtur kundër veprimeve ose sulmeve hibride”, thotë komunikata.
“Ne dënojmë sjelljen e Rusisë dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë detyrimet e saj ndërkombëtare, ashtu siç bëjnë aleatët e tyre”, vazhdon më tej komunikata.
NATO thotë se veprimet e Rusisë nuk do t’i pengojnë aleatët të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
/TheGeopost

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj