Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera të sigurisë kombëtare, që ndër të tjera i jep presidentit të ShBA-së të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione tjera ndaj Iranit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, duke cituar informata të inteligjencës amerikane, ka thënë se Kina, Rusia dhe Irani janë bosht i së keqes dhe nëse lejohet Vladimir Putini të marshojë në Evropë, ai mund të shkojë në Ballkan, shkruan The Geopost.
Johnson ka thënë se tash është një kohë kritike dhe historia i gjykon, për këtë edhe mbështet ndihmat për Ukrainën.
“Mund ta marr një vendim vetjak dhe të bëj diçka ndryshe. Unë jam duke bërë këtu atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën tani është jashtëzakonisht me rëndësi. I besoj informatave inteligjente që kemi marrë. Unë besoj se Xi, Vladimir Putin dhe Irani vërtet janë bosht i së keqes. Mendoj se ata janë të koordinuar. Nëse Vladimir Putin vazhdon të marshojë nëpër Evropë, nëse lejohetai mund të shkojë në Ballkan apo Poloni, një nga aleatët tanë në NATO. Më parë do t’i dërgojë plumba Ukrainës se djemtë amerikanë”.
Ai ka thënë se nuk mund të luhet kur është në pyetje dërgimi i ndihmave Ukrainës: “Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur”.
Analisti politik nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanovic ka komentuar këtë deklaratë dhe tha se Johnson ka nënkuptuar Bosnjën dhe Kosovën si shënjestër e Rusisë në Ballkan.
“Kur Johnson thotë se Putini mund të shkojë në Ballkan më pas, ai po parafrazon raportet e inteligjencës amerikane që flasin për Dodik dhe Vuçiq si përfaqësuesit kryesorë të Kremlinit. Dhe ai do të thotë se Bosnja dhe Kosova janë objektivat e tyre kryesore”, tha Mujanovic.
Johnson ka mbështetur ndihmat për Ukrainën dhe ky qëndrim i tij është në kundërshtim të ashpër me bashkëpartiakët e tij republikanë.
/TheGeopost/

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga