Mediat serbe Politika dhe Vreme kanë dezinformuar për incidentin në kufirin Serbi-Kroaci, duke thënë se autoritetet serbe kanë kryer vetëm kontrolle rutinë, kur dihet se autobusët janë ndaluar nga Serbia pas votimit në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Çfarë shkruan portali Vreme:

Në orët e kaluara, kamerat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë treguar se në pikën kufitare të Batrovcit gjatë hyrjes në Serbi janë ndalur disa automjete, autobusë dhe vetura, por nuk ka mundur të dallohet se për cilat targa bëhet fjalë. Tani situata është ndryshe dhe shihet vetëm një autobus.
Analiza:
Pretendimet për një ndryshim të situatës në kufi tregojnë një përpjekje për të fshehur realitetin dhe për të manipuluar opinionin publik.
Kjo ngre dyshime të reja për transparencën dhe sinqeritetin e autoriteteve serbe, duke krijuar shqetësime të mëtejshme për lirinë e lëvizjes dhe marrëdhëniet me Kosovën.
Kjo situatë tregon raportimin e njëanshëm të mediave serbe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Për këtë çështje pati reagime të shumta, përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha të mërkurën se kësisoj Serbia ka shkelur Marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe ka bërë thirrje që të përmbahen nga veprime të tilla të njëanshme./G.Venhari-The Geopost/

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”