Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se ideja e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, për të sjellë ushtarë të plagosur ukrainas për rehabilitim në Shkup është e pranueshme.
Kjo është një iniciativë që presidenti ukrainas Zelenskiy, të cilën ai e diskutoi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, të mbajtur në Tiranë më 28 shkurt.
Nga kabineti i Pendarovskit thanë për Radion Evropa e Lirë (RSE) se ky është propozim fillestar i kryeministrit të Kroacisë dhe presidentit të Malit të Zi, duke qenë se këto dy vende tashmë kanë përvojë dhe kapacitete për rehabilitim nga aksionet ushtarake në vitet e 90-ta, transmeton The Geopost.
“Ideja në parim është e pranueshme për ne, ndërsa kërkohet një elaborim specifik i detajeve që do të jetë përgjegjësi e qeverive të vendeve që do të shprehin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë në këtë program”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Kabineti i Pendarovskit.
Sipas tij, autoritetet maqedonase po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e rehabilitimit të fëmijëve ukrainas nga zonat e luftës.
Propozimi i presidentit ukrainas pasoi pasi Kroacia në vitin 2023, me vendim të qeverisë, priti ukrainas të plagosur dhe u kujdes për ta në objektet shëndetësore.
Nga ana tjetër, Zelenskiy ka shpërndarë një video në platformën X nga takimi me Pendarovskin në margjinat e samitit në Tiranë. Në pjesë të shkurtra të bisedës së tyre, dy presidentët dëgjohen duke diskutuar mundësinë e krijimit të një qendre rehabilitimi për ushtarët e plagosur ukrainas dhe fëmijët ukrainas me ndihmën e shteteve të Ballkanit.
I met with North Macedonia's President @SPendarovski and expressed gratitude for all of the political support and clear stance on Ukraine's future in NATO.
I informed President Pendarovski of the current battlefield situation and Ukraine's defense needs.
I emphasized the… pic.twitter.com/Sc3R8Hp1Yu
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024
“Liderët diskutuan gjithashtu krijimin e një qendre për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur ukrainas dhe fëmijëve të mbrojtësve të rënë me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit. Nëse miqtë tanë na ndihmojnë, mund të flasim për një koalicion rehabilitues. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse miqtë tanë ballkanikë mund të ndihmojnë në organizimin e një platforme të tillë me pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme”, tha Zelensky pas takimit.
twitter.com

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë