Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq përgëzoi Tucker Carlson për intervistën e tij të diskutueshme të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se gazetari i krahut të djathtë amerikan arriti të kapërcejë “censurën”.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq foli me Tucker Carlson në Dubai të hënën dhe përgëzoi drejtuesin e emisionit të krahut të djathtë për intervistën e tij javën e kaluar me Vladimir Putin, për të cilën kritikët thonë se i ofroi presidentit rus një platformë për të shpërndarë gënjeshtra dhe propagandë.
Gjatë pushtetit të saj dhe Vuçiqit, mediat në Serbi janë më të kapurat në rajon dhe shërbejnë si hapësira për përhapjen e propagandës ruso-serbe. Por Brnabiq propagandoi edhe këtë herë duke thënë se ka cenzurë në SHBA, shkaruan The Geopost.
Brnabiq pati një bisedë me Carlson gjatë Samitit të Qeverisë Botërore në Dubai. Ajo më pas njoftoi se konservatori amerikan do të vizitojë Serbinë këtë vit.
“Ai di shumë për Serbinë dhe tha se po planifikon të vijë në Serbi në mesin e vitit 2024 dhe se ai e respekton jashtëzakonisht presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe unë i thashë se mezi pres ta shoh atë”, tha Brnabiq.
Intervista dy-orëshe e ish-prezantuesit të Fox News, Carlson, e cila u publikua në internet, kishte të bënte kryesisht me luftën në Ukrainë dhe e lejoi Putinin të justifikonte pushtimin e tij ndaj fqinjit të Rusisë.
Carlson, i cili u shkarkua nga Fox News vitin e kaluar, tha në hyrje të intervistës se Putin beson se “Rusia ka pretendime historike” ndaj pjesëve të Ukrainës.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e Putinit se ka një “luftë kundër Rusisë të udhëhequr nga NATO”.
Në intervistën me Carlson, Putin arriti kulmin e dezinformatave duke thënë se Ukraina ka qenë ajo që ka nisur luftën.
Carlson tashmë është takuar me presidentin serb Vuçiq në gusht 2023 në Ambasadën serbe në Budapest. Ai postoi një video në lidhje me takimin në X (ish-Twitter), duke thënë se Vuçiq është “një djalë i zgjuar”.
Në Ambasadë me Vuçiqin ishte edhe ministri serb i Financave, Sinisa Mali, i cili tha se djali i tij më i madh është fansi më i madh i Carlson.
/TheGeopost

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë