Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përhapi propagandë në intervistën e tij me gazetarin amerikan, Tucker Carlson që u regjistrua më 6 shkurt dhe u publikua më 8 shkurt.
Intervista e parë me një figurë të mediave perëndimore u konsiderua si propagandë e pastër.
Çka tha Putin?
“Lufta nuk filloi nga Rusia, por nga Ukraina në vitin 2014 dhe Kremlini po përpiqet t’i japë fund luftës që nga 24 shkurti 2022. [Autoritetet ukrainase] nisën një luftë në Donbass në vitin 2014. E gjithë kjo në sfondin e hapjes së dyerve të NATO-s [në Ukrainë].”
https://www.nytimes.com/article/ukraine-russia-war-timeline.html
Analiza:
Lufta e Rusisë në Ukrainë filloi më 12 prill 2014, kur një njësi komando pesëdhjetë vetësh e kryesuar nga shtetasi rus Igor Girkin pushtoi Slovianskun në rajonin e Donetskut. Ushtria ukrainase nisi një operacion kundër tyre. Rusia aneksoi Krimenë në mars 2014, pas një referendumi të diskutueshëm gjerësisht. Lufta në Donbas vazhdoi kur separatistët e armatosur të mbështetur nga Rusia pushtuan ndërtesat e qeverisë ukrainase dhe shpallën Republikën e pavarur Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut.
Ndërsa në vitin 2022, invazioni, i përshkruar si sulmi më i madh në një vend evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, filloi në agimin e 24 shkurtit. Rusia nisi një kampanjë të njëkohshme tokësore dhe ajrore, duke filluar sulmet ajrore dhe raketore në të gjithë Ukrainën, me disa raketa që arritën deri në perëndim, deri në Lviv.
Pra deklarata e Putinit është propagandë e Kremlinit, i cili ka për qëllim që ta ndryshojë rrjedhën e historisë./G.Venhari-The Geopost/

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë