Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i është ankuar aleatit të saj Kinës për Kosovën duke i shkruar një letër presidentit kinez, Xi Jiping, përmes së cilës i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme, veçmas në raport me Kosovën.
Të martën Vuçiq ia ka dorëzuar letrën ambasadorit kinez në Serbi, Li Ming, në të cilën ka thënë se ka shkruar për situatën në Kosovë, derisa sërish ka pretenduar se gjoja vendimet e fundit të Kosovës janë të drejtuara “kundër” popullit serb, raporton The Geopost.
“Takim i jashtëzakonshëm me ambasadorin e Republikës së Kinës, Li Ming. Kam dorëzuar letrën që ia kam çuar presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimet e përshpejtuara në raportet tona bilaterale. E falënderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fuqishëm dhe pa ekuivok të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës sa u përket lëvizjeve të fundit të pamatura të Prishtinës, që qartazi janë të drejtuara kundër popullit serb në Kosovë”, ka shkruar ai në Instagram.
Vuçiq ankesën kundër Kosovës e bëri te Kina për shkak se ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e mbështet Serbinë. Bashkë me Rusinë Kina është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Letra u shkrua nga Vuçiq me qëllimin që të marrë përkrahje nga Kina pas paralajmërimit se do të kërkonte një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Kjo lëvizje e Vuçiqit vjen pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga përdorimi me synimin që të ndalen edhe krimet financiare.
Këtë vendim Serbia po e përdor për qëllimet e saj destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjnë zbatimin e kësaj rregulloreje për të shmangur tensionet e mundshme.
Serbia dhe Kina kanë rritur bashkëpunimin e tyre viteve të fundit, madje edhe atë ushtarak përkundër shqetësimeve të BE-së se politika e jashtme e Serbisë po rrëshqet drejt Kinës e Rusisë çdo herë e më shumë./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan