Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Rezoluta e PE-së për zgjedhjet në Serbi, Brnabiq me dezinformatë për Kosovën tenton të bishtnojë

The Geopost February 7, 2024 2 min read
Share the news

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka synuar të ndryshojë mesazhin e rezolutës së Parlamentit Evropian mbi kritikat për ndërhyrjet në zgjedhjet e Serbisë. Kryeministrja serbe ka dezinformuar duke thënë se rezoluta e Parlamentit Evropian ka të bëjë me presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq rreth Kosovës si dhe për votimin kundër për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

 

Një pretendim të tillë Brnabiq e ka dhënë në televizionin serb “TV Pink”.

https://pink.rs/politika/569871/brnabic-da-je-rezolucija-ep-obavezujuca-i-pet-clanica-eu-bi-priznalo-nezavisnot-takozvanog-kosova-sto-zahtevaju-partnerske-stranke-nase-opozicije?fbclid=IwAR3AbaFrDb95EYlWf9y2DNypKv-qFID9dn4KXOE4NaAOnV5wlazL4ZFujOo

 

Çka tha Brnabiq?

“Rezoluta e PE vazhdon presionin ndaj Serbisë, nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Rezoluta është një formë presioni dhe një formë ndëshkimi për dy gjëra themelore, e para është se, siç thonë ata, po cenojmë kushtetutshmërinë e të ashtuquajturës Kosova dhe për çfarë ankohet Parlamenti Evropian dhe pse Aleksandar Vuçiq insistoi dhe vendosi që Serbia të votojë kundër të ashtuquajturit anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që u kritikua edhe në rezolutën e Parlamentit Evropian në tetor 2023”, tha ajo për TV Pink.

 

https://lat.sputnikportal.rs/20240205/ana-brnabic-rezolucija-evropskog-parlamenta-nastavak-pritiska-na-srbiju-1167300151.html

 

Analiza:

Me këtë pretendim, Brnabiq dezinformon duke zhvendosjen e temës të cilën e ka Parlamenti Evropian për vjedhjen e votave në Serbi. Kjo mundohet të zhvendosë temën se po ndodh për shkak të Kosovës.

Parlamenti Evropian në rezolutën e tij për Serbinë “shpreh keqardhje për faktin që mangësi të shumta të rëndësishme dhanë një kontribut negativ në procesin zgjedhor; shpreh keqardhjen për abuzimin e institucioneve dhe mediave nga pushtetarët për të fituar një avantazh të padrejtë; shpreh keqardhjen për retorikën agresive parazgjedhore, paragjykimet në media, presionin ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimin e burimeve publike, si dhe frikësimin dhe ngacmimin e aktivistëve civilë, LGBTI dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve; pret me padurim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme”.

Pra në asnjë pjesë rezoluta nuk përmendi as Kosovën dhe as Këshillin e Evropës, përveç se kërkon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit./G.Venhari-The Geopost/

https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/B-9-2024-0106_EN.html?fbclid=IwAR09T4gezxI2Qi4UXYtDUSoRcD1ktyEgTCy6g-uZzjPL_aH6q3H_eRrAuCY

 

Continue Reading

Previous: Vuçiq çmon përkrahjen e Kinës, i ankohet për Kosovën
Next: Pse është e rëndësishme Avdiivka dhe pse Rusia dëshiron ta pushtojë atë?

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.