Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Lavrov me propagandë speciale: Faktori shqiptar do të eksplodojë

The Geopost January 30, 2024 2 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavarov, në koordinim me zëdhënësen e kësaj ministrie, Maria Zakharova, kanë rritur aktivitetin e tyre me fokus Ballkanin, e veçanërisht Kosovën. Në prononcimin me gazetarë më 18 janar, ministri rus Lavrov deklaroi që faktori shqiptar në Ballkan pritet të eksplodojë. Lajmi është publikuar nga agjencia shtetërore ruse “Tass”.

https://tass.com/politics/1734251

Çka deklaroi Lavrov?

“Bllokimi për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën BE-ja e prezantoi si arritjen e saj më të madhe diplomatike, është ende atje. BE-ja nuk mund të bëjë asgjë për këtë. E vetmja gjë që ata kanë arritur të japin, siç e kuptoj unë, është se ata kanë ardhur me një ide për të kënaqur z. Albin Kurti, për të kënaqur Prishtinën, për ta rishkruar këtë marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe të Kosovës, për ta rishkruar atë në atë mënyrë që të mos ketë të drejta për serbët në veri të Kosovës, se këto të drejta janë absolutisht artificiale, ndërsa pushteti real duhet të mbetet në duart e shqiptarëve. Bashkimi Evropian, natyrisht, duhet të turpërohet, sepse në vitin 2013 ata trumbetonin suksesin: ne ia dolëm, problemi i Kosovës është zgjidhur. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Tani, si në çdo çështje tjetër, kur është të nevojshme për zbatimin e marrëveshjeve, ata tërhiqen në favor të palës që është më afër tyre në këtë rast, dhe ata janë më afër, natyrisht, me shqiptarët e Kosovës, sepse ata janë betuar për besnikëri, duan të anëtarësohen në NATO, duan të anëtarësohen kudo dhe ata do të ndjekin me besnikëri udhëzimet e Bashkimit Evropian, vetëm nëse problemi shqiptar në Ballkan nuk do të shpërthejë. Faktori shqiptar është shumë serioz”.

Analiza:

Lavrov me propagandën e sofistikuar të cilën e kanë si doktrinë ruse, dëshiron që të ngritë tensione etnike në shumë pika në botë e sidomos në Ballkan meqë Serbia shërben si satelit i saj. Me këtë konstatojmë që te shqiptarët nuk ka asnjë element, i cili do të mund të eskalojë apo shpërthejë. Potenciali i shpërthimit është tek serbët të cilët i nxit Rusia ku po zhvillohen protesta të shumta, si dhe deklaratat nxitëse nga presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik./G. Venhari-The Geopost/

 

Continue Reading

Previous: Insajderi ka ekspozuar oficerin e GRU-së që po ndihmon Kremlinin të shmangë sanksionet nga baza e tij në zemër të Evropës
Next: Hulumtim: Rusia nëpërmjet Serbisë po përhap dezinformata në Maqedoninë e Veriut

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.