Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hulumtim: Rusia nëpërmjet Serbisë po përhap dezinformata në Maqedoninë e Veriut

The Geopost January 30, 2024 3 min read
Share the news

Te qytetarët e Maqedonisë së Veriut ende mbizotëron mendimi se Rusia ka një forcë më të madhe ushtarake se NATO-ja, tregon hulumtimi i fundit i organizatës nga Shkupi “Metamorfosis”, përcjell The Geopost. Numri më i madh i qytetarëve në vend, apo 49% e tyre, besojnë se lufta në Ukrainë është, në fakt, një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

Kjo përqindje është më e lartë te qytetarët me arsim të lartë (50%), krahasuar me qytetarët me arsim të mesëm (44%) dhe qytetarët me arsim të ulët (35%). Rreth 39% e qytetarëve besojnë se në Ukrainë ekzistojnë laboratorë amerikanë për krijimin e armëve biologjike. Lufta në Ukrainë është tema më e përfaqësuar në media rreth së cilës është publikuar sasia më e madhe e dezinformatave në vitin 2023. Hulumtimi i “Metamorfozës” zbulon efektin e dezinformatave, i cili nuk është vetëm problem mediatik, por edhe problem sigurie. Metamorfosis monitoroi artikuj në mediat vendase online si dhe postime në rrjetet sociale në periudhën janar-shtator 2023, të cilat dyshohej se përmbanin dezinformata në lidhje me ndikimet e huaja në vend.

Sipas analizës së temave për të cilat shpërndahen më shpesh dezinformatat, shumica e artikujve lidhen me luftën në Ukrainë. Në këtë temë janë zbuluar 450 artikuj që kishin një narrativë dezinformimi, 350 ishin antiperëndimore, 250 kishin lidhje me integrimin e vendit në BE, 100 kishin lidhje me komunitetin LGBT, 50 për vaksinimin dhe 30 teori konspirative. Sipas hulumtimit, temat më specifike që njihen si dezinformata janë:

“Lufta në Ukrainë është një luftë midis NATO-s dhe Rusisë”, “Rusia nuk po bën luftë në Ukrainë, ajo po kryen vetëm një operacion special”, “Rusia po lufton nazizmin në Ukrainë”, “Ukraina po rekruton fëmijë në front”, “Tregtia e organeve në Ukrainë”, “Ukraina shet ndihma ushtarake të dhuruara në tregun e zi”. “Të gjitha ato dezinformata që përhapen nga Kremlini dhe zyrtarët e tij transmetohen dhe shpesh transmetohen nga media të njohura pa shpjeguar kontekstin ose pa shpjeguar se deklarata e dhënë që transmetohet përmban elemente gënjeshtrash apo manipulimesh”, thotë Filip Stojanovski, drejtor i “Metamorfozis”.

Sipas hulumtimit, të gjithë këta artikuj e portretizojnë Ukrainën si të dobët dhe të korruptuar, të pafuqishme përballë Rusisë. Të pyetur se cilat subjekte në vend promovojnë në mënyrë aktive interesat ruse, pjesa më e madhe e përmendin partinë Levica (E Majta) e Dimitar Apasievit, që ka dy deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Hulumtimi zbuloi se shumica e dezinformatave pro-ruse për qytetarët maqedonas vijnë përmes tabloideve serbe. Sipas hulumtimit, kjo është për shkak se Serbia është një vend që ende nuk ka sanksione ndaj Rusisë.

Kjo ka mundësuar që mediat shtetërore ruse të veprojnë në Serbi në gjuhën serbe, e kuptueshme në Maqedoninë e Veriut, kështu që narrativat dezinformative ruse shpërndahen lirisht përmes mediave serbe. Për më tepër, qytetarët janë më të prirur t’i besojnë një burimi mediatik që vjen nga një vend si Serbia, i cili rezulton të perceptohet si vend më mik i Maqedonisë së Veriut, thuhet në raport.

Përhapja e dezinformatave bën që një numër i madh i qytetarëve të besojnë në lajmet që synojnë ta paraqesin Rusinë si alternativë ndaj BE-së dhe në kurriz të minimit të besimit te Perëndimi dhe procesin e integrimit evropian. Sipas analizës së Metamorphosis, “ndikimet e huaja malinje” përdorin dezinformimin dhe manipulimin e medias si një mjet për të shkaktuar polarizim dhe konfuzion. Sipas tyre, kjo bëhet një çështje globale sepse ka një ndikim negativ në demokracinë e brishtë të Maqedonisë së Veriut, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Lavrov me propagandë speciale: Faktori shqiptar do të eksplodojë
Next: Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiq pret një sistem të rëndësishëm nga Rusia dhe po blen gjithashtu dron kamikaze

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.