Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia e harron BE-në, zgjeron bashkëpunimin me Rusinë

The Geopost January 29, 2024 2 min read
Share the news

Serbia dhe Rusia hapën dyert për një lloj të ri bashkëpunimi sot në Beograd me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Shëndetësisë të Serbisë dhe Rusisë.

Ministrja serbe Danica Grujiçiq tha se memorandumi “do të forcojë bashkëpunimin mes dy sistemeve shëndetësore dhe do të hapë hapësirë për forma të reja bashkëpunimi”.

Memorandumi u nënshkrua nga Grujiçiq dhe ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko. Memorandumi, tha Grujiçiq, përfshin fusha të ndryshme të bashkëpunimit, përfshirë në fushën e onkologjisë.

Më herët në Pallatin e Serbisë është mbajtur një takim, ku ndër të tjera ka marrë pjesë edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.

Kujtojmë se ministrja serbe e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, është e pesta në listën e agjentëve të Putinit në Serbi, e cila përpilohet dhe përditësohet vazhdimisht nga Ekipi Anti-Hibrid për Identifikimin e Agjentëve të Putinit në Republikën e Serbisë (TIPARS). të Aleancës për Lirinë e Serbisë së Lirë – Grupi Oktobar. Lista e deritanishme përfshin 67 persona nga jeta politike, mediatike dhe publike në Serbi.

Fushat në të cilat ministri Grujiçiq, sipas faqes së internetit të Grupit Oktobar, ndjek interesat e Vladimir Putinit në Serbi dhe në rajon janë: vendimet dhe debatet në Qeverinë e Republikës së Serbisë në interes të regjimit të Vladimir Putinit; lobimi i drejtpërdrejtë; mbështetja e kultit të adhurimit të Vladimir Putin dhe “shtetit rus”; aktivitet hibrid duke krijuar mosbesim; promovimi i ndjenjës anti-perëndimore në Serbi dhe ndjenjave anti-evropiane në Serbi.

Përfitimet financiare nga lobimi për pozita në strukturat e pushtetit dhe autoritetit në Republikën e Serbisë u theksuan si përfitimet kryesore. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Eskalon Zakrahova: Kosova u shpërblye me liberalizim të vizave shkaku i spastrimit të serbëve
Next: Insajderi ka ekspozuar oficerin e GRU-së që po ndihmon Kremlinin të shmangë sanksionet nga baza e tij në zemër të Evropës

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.