Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Eskalon Zakrahova: Kosova u shpërblye me liberalizim të vizave shkaku i spastrimit të serbëve

The Geopost January 29, 2024 3 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova sot bëri disa dezinformata rreth Kosovës, e të cilat u transmetuan në mediat ruse dhe ato në Serbi.

Në  një konferencë për media para gazetarëve rusë, Zakrahova vijoi narrativën që e përhap Beogradi se gjoja “Qeveria e Kosovës po i shtyp serbët”, derisa shkoi edhe më tej duke pretenduar se “këtë e inkurajojnë euroatlantikët”.

Në veçanti bie në sy pjesa ku thotë se “kosovarët e fituan nga Brukseli dhe amerikanët liberalizimin e vizave duke i inkurajuar për spastrimin e serbëve”.

Lajmi është publikuar në mediumet propagandistike ruse “Sputnik” dhe “Russian Today”, të cilat operojnë lirshëm në Serbi dhe më pas u publikua edhe në portalin gjithashtu propagandistik serb “Novosti.rs”.

https://lat.sputnikportal.rs/20240126/zaharova-glavni-zadatak-kurtija-je-da-se-resi-srba-buca-kao-i-racak-jos-jedna-provokacija-zapada-1166906316.html?fbclid=IëAR3Ps3Df19Esx_hnMohExH_cIjcRJEMJV6a7lkJ4s2unpkËCËy7tËob-pjs

 

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1326528/glavni-zadatak-kurtija-resi-srba-zaharova-dok-zapad-podstice-etnicko-ciscenje-srpskog-naroda-lazni-premijer-nagradjuje?fbclid=IëAR1zeNFHoXxqUf_ËrFZee-L0JKuy3rsëD8k0jKGkGDEDx4QkAZr6JdE43CU

https://rt.rs/rusija/73368-zaharova-rusija-srbi-kosovo/?fbclid=IëAR26JbIKBcp2tN8kg9bblJojHJCVdGYaRË6Gc6EKeXk4ËOlhtGUNhëITA4ë

 

Çka tha Maria Zakharova:

“Pozita e serbëve në Kosovë po bëhet kritike, dhe Perëndimi në vend që të bëjë alarm, po largohet nga problemi. Amerikanët dhe evropianët inkurajojnë spastrimin etnik të iniciuar nga ‘kryeministri’ Albin Kurti, duke e shpërblyer Prishtinën me udhëtimin pa viza në zonën Shëngen dhe duke promovuar aplikimin për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. Me shpresën për ta thyer ngërçin në zgjidhjen mes Albin Kurtit dhe Perëndimit, Beogradi u pajtua për kompromise të pakëndshme sa i përket targave dhe furnizimit me energji elektrike në veri të Kosovës. Mbetet të shihet nëse Prishtina e përdorë këtë gjest për të shtypur më tej popullatën joshqiptare”.

 

Analiza:

Kjo është një dezinformatë kundër amerikanëve, evropianëve dhe Kosovës. Në fakt, Kosova ishte shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor që iu liberalizuan vizat pas disa vitesh prolongim. Kosova ka kaluar të gjitha shkallët e liberalizimit të vizave. Në korrik të vitit 2018 Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizim e vizave për Kosovën; në gusht 2018 Komiteti LIBE votoi pro rekomandimit të KE-së për liberalizim; në shtator 2018 Parlamenti Evropian konfirmoi negociata me Këshillin e BE-së për liberalizim e vizave; në nëntor 2022 ambasadorët e BE-së votuan pro; dhjetor 2022 ambasdorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet; mars 2023 ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave; mars 2023 Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave; prill 2023 vendimi bëhet publik në Gazetën Zyrtare./G. Venhari-The Geopost/

https://home-affairs.ec.europa.eu/news/kosovo-visa-liberalisation-signed-entry-early-2024-2023-04-21_en?fbclid=IwAR2kszNsnjO67fpznhc5vSGJbi622MP93ryQNBvqFWFGSzm8-kxCK9xcWmI

 

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32018R1806&qid=1706299644163&fbclid=IwAR1wQzim_T7MQvf5QdBpP1Uq22D4WrxbFURmy99IKGhb-mf0CO2sOIir7B8

Continue Reading

Previous: Aleksandar Vulin u dekorua nga drejtori i FSB-së: Urdhri për kontribut në bashkëpunimin e shërbimeve serbe dhe ruse
Next: Serbia e harron BE-në, zgjeron bashkëpunimin me Rusinë

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.