Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Britania i kërkon Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, Vulin sulmon ashpër të dërguarin Peach

The Geopost January 26, 2024 3 min read
Share the news

Lord Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, përcolli thirrjen e vendit të tij për Serbinë për t’i vendosur sanksione Rusisë dhe t’i hetojë parregullsitë në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor. Derisa dënoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu politikani pro-rus serb, Aleksandar Vulin, ish-kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, i cili reagoi i nervozuar sapo iu prek Rusia, lidhjet me të cilën dhe korrupsioni ishin shkaqet që ai u fut në listën e zezë. Kjo e bëri Vulinin që të shpërthejë në sulm kundër diplomatit britanik, shkruan The Geopost.

“Dhe pastaj kërkuan që ne ta njohim Kosovën, të heqim dorë nga Republika Srpska dhe të vendosim në pushtet serbët e bindur që janë serbë vetëm rastësisht. Sot ai gjithashtu kërkon që ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Zoti Peach ndryshon uniformat, por jo temperamentin e tij. Dikur mjeshtër kolonial, gjithmonë mjeshtër kolonial. Vetëm Serbia nuk është koloni, nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të pajtohet me zhdukjen e Republikës Srpska, nuk do të lejojë të huajt të emërojnë qeverinë e saj dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Serbia është pjesë e botës serbe, jo e Komonuelthit Britanik”, ka thënë Vulin.

Ndërkohë Peach përsëriti se Britania e Madhe mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha sërish se dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Peach në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina” e quajti atë një “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, gjë që ai e tha se e potencoi gjatë bisedimeve në Beograd.

Peach shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të ishte destabilizuese për Kosovën, për këtë arsye vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

“Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një ‘republike multietnike’”, tha Peach.

Kujtojmë se ditë më parë në Kosovë ishte për vizitë,  ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili më pas edhe para Parlamentit britanik ka sjell në vëmendje agresionin serb në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Gjatë fjalës së tij, Cameron theksoi se kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi pasojat që mund të shkaktoheshin në mungesë të ndërhyrjes nga Policia e Kosovës.

“Ky ishte më shumë se thjesht një incident lokal; ishte një provë serioze për stabilitetin në rajon. Detyra jonë është të qëndrojmë të angazhuar në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nën frikën nga ndikimet ruse
Next: Ballkani në rrezik, Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë e Bosnjë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.