Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Sekretari i NATO-s: Ruajtja e sigurisë në Kosovë, kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

The Geopost December 21, 2023 2 min read
Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të mërkurën se ruajtja e një ambienti të sigurtë në Kosovë është “kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Në një urim të fundvitit ushtarëve të aleancës, Sekretari Stoltenberg tha se “bota në të cilën jetojmë është më e rrezikshme” dhe se për t’iu përgjigjur kësaj situate NATO-ja kanë ndërmarrë hapa që të përforcojë parandalimin dhe mbrojtjen e vendeve anëtare të saj duke rritur buxhetin e mbrojtjes dhe duke vënë një numër të shtuar të forcave të armatosura në gjendje gatishmërie.

“Një luftë e vërtetë po ndodh në Evropë. Një luftë e re në Lindje të Mesme, tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Terrorizmi brutal po vazhdon dhe ndryshimet klimatike po nxisin konflikte,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Duke folur për vizitat e tij në vende të ndryshme të Evropës, Sekretari Stoltenberg iu referua edhe asaj në Kosovë, ku takoi ushtarët e forcës paqeruajtëse të KFOR-it.

“Muajin e kaluar vizitova trupat e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. Ndihma (e tyre) për ruajtjen e një ambienti të sigurtë për të gjithë në Kosovë është kyç për stabilitetin e rajonit të gjerë të Ballkanit Perëndimor,” tha ai.

Zoti Stoltenberg deklaroi se pa ushtarët e NATO-s “nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri.”/VOA/

Continue Reading

Previous: Zelensky vlerëson raundin e ri të 12-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Next: Gjykata polake dënon 14 të huaj për spiunazh për Rusinë

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq           2 min read
  • Lajme

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, ta arrestohet Radojciq          

The Geopost October 26, 2025
Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues 1 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues

The Geopost October 26, 2025
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla 2 min read
  • Lajme

Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla

The Geopost October 26, 2025
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’ 2 min read
  • Lajme

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’

The Geopost October 25, 2025
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla 3 min read
  • Lajme

Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla

The Geopost October 25, 2025
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende 4 min read
  • Lajme

Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.