Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiq shpall zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, partitë e djathta dalin në tre kolona

The Geopost November 1, 2023 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar mëngjesin e sotëm vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna në Serbi. Në të njëjtën kohë, Vuçiq ka nënshkruar edhe dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Vuçiq u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbara.

“Ne jetojmë në kohë që janë të vështira për të gjithë botën. Në një kohë luftërash, të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të ruajtur interesat jetike, në një kohë kur do të jemi nën presion për shkak të Kosovës dhe çështjeve të tjera. Serbia duhet të ruajë kohezioni i saj i brendshëm”, tha Vuçiq.

Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve rezultate të mira. Ai është i bindur se me këto zgjedhje po konsolidojmë demokracinë në Serbi.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Qeveria e Republikës së Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozim të arsyetuar për shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes, dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për disa  çështje politike, ekonomike dhe të tjera, përfshirë afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në zgjedhjet e ardhshme, partitë e djathta, pasi nuk ka marrëveshje për një listë të përbashkët, me shumë gjasa do të shkojnë në tre kolona.

Në njërën do të jetë DSS e Re, në tjetrën Dveri dhe Zavetnici, ndërsa Partia Popullore pas negociatave të dështuara do të shkojë në zgjedhje e pavarur./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Pse Vuçiq pret ditët e fundit për të shpallur zgjedhjet për 17 dhjetor?
Next: Sheshel bashkohet me Vuçiqin për zgjedhje, frikë për izolim nga bota e regres

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026
Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës 1 min read
  • Ballkan

Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës

The Geopost April 27, 2026
Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.