Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Dodik kërkoi “Serbinë e Madhe” në Sputnikun rus, reagojnë ashpër Mali i Zi dhe Shqipëria

The Geopost November 1, 2023 3 min read
Share the news

Presidenti nacioanlist i Republikës Srpska të Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik ka folur për mediumin propagandistik rus “Sputnik” mbi idenë e Serbisë së Madhe, e cila përfshin Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Ai tha se “serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet dhe kjo mund të bëhet
me masa politike, jo me luftë”.

“Zgjidhja e vetme është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova , natyrisht, dhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i takon”, ka thënë Dodik për Sputnikun rus.

Ai tha se kjo mund të bëhet në vitet e ardhshme ku do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që siç pretendon ai, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të Madhe”

Deklaratës fashiste të Dodikut i kanë reaguar Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Milatoviq ka thënë se deklarata e Millorad Dodik ishte e keqe dhe se kjo është e qartë për të gjithë.

“Është shumë e qartë për të gjithë se ishte një deklaratë e keqe që unë e dënoj si president i Malit të Zi.

Ne e kemi rrumbullakosur qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur fuqishëm rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, ne presim që BeH të bashkohet me ne në këtë udhëtim. Kaq do të them”.

Ndërsa, Rama kritikoi edhe Bashkimin Evropian që nuk i ka reaguar kësaj deklarate me qëllime destabilizuese të Dodikut.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, ka thënë Rama.

Mali i Zi i ka reaguar edhe më herët përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Mali i Zi është i fokusuar në të ardhmen evropiane dhe jo në ide retrograde, të cilat jetojnë falë retorikës nacionaliste dhe aspiratave të politikanë të caktuar nga rajoni”.

“Nuk është hera e parë që e ardhmja e Malit të Zi është bërë objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon, dhe/ose me qëllim të dëmtimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivës europiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj ftojmë z. Dodik të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”.

Mali i Zi tha se politikat e Dodikut janë të prapambetura.

“Prandaj është e një rëndësie vendimtare që rajoni ynë të çlirohet përfundimisht nga trashëgimia politike retrograde e viteve të errëta të 90-ta të shekullit të kaluar, të cilën ende e mbron dhe e përfaqëson z. Dodik, që më në fund të ecim përpara dhe të ndërtojmë shoqërinë që meritojnë qytetarët tanë”.

Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe njihet si politikan nacionalist i orientuar nga Rusia./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Çfarë shpreson të përfitojë Rusia nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Next: Pse Vuçiq pret ditët e fundit për të shpallur zgjedhjet për 17 dhjetor?

Ekspertët amerikanë: Anëtarësimi në NATO është rruga vendimtare e Kosovës, por përballet me pengesa në axhendën e saj 2 min read
  • Ballkan

Ekspertët amerikanë: Anëtarësimi në NATO është rruga vendimtare e Kosovës, por përballet me pengesa në axhendën e saj

The Geopost July 2, 2026
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë 4 min read
  • Ballkan
  • News

Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë

The Geopost July 2, 2026
Diplomati amerikan merr detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën 2 min read
  • Ballkan

Diplomati amerikan merr detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën

The Geopost July 2, 2026
Qeveria: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi 3 min read
  • Ballkan

Qeveria: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

The Geopost July 1, 2026
Akuzat për lidhje të politikës serbe me krimin e organizuar, gazetarët dhe ekspertët: Shteti i ndërthurur me botën kriminale 7 min read
  • Ballkan
  • News

Akuzat për lidhje të politikës serbe me krimin e organizuar, gazetarët dhe ekspertët: Shteti i ndërthurur me botën kriminale

The Geopost July 1, 2026
Gjykata shqipton dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit në Gazimestan 2 min read
  • Ballkan

Gjykata shqipton dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit në Gazimestan

The Geopost July 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.