Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ekspertët amerikanë: Anëtarësimi në NATO është rruga vendimtare e Kosovës, por përballet me pengesa në axhendën e saj

The Geopost July 2, 2026 2 min read
Share the news

Me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sallën e Asamblesë Komunale në Prizren është mbajtur forumi ndërkombëtar me temën “Frymëzimi Amerikan për Kosovën në udhëtimin e saj drejt Demokracisë dhe Lirisë”.

Në forum morën pjesë profesorët amerikanë Daniel Serwer dhe Edward Joseph, strategu i mbrojtjes Mario Marquez, udhëheqësja qytetare shqiptaro-amerikane Besa Pinchotti, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilët diskutuan për sigurinë rajonale, integrimin euroatlantik dhe sfidat diplomatike të Kosovës.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Profesori Edward Joseph tha se e ardhmja e Kosovës është brenda Aleancës Veriatlantike, duke theksuar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga katër shtete anëtare të NATO-s mbetet pengesa kryesore institucionale.

“E ardhmja absolute e Kosovës qëndron brenda NATO-s. Për Kosovën, katër anëtarët e aleancës që ende refuzojnë ta njohin pavarësinë e saj përfaqësojnë një pengesë të qartë institucionale. Megjithatë, kapërcimi i kësaj pengese do t’i hapte rrugën edhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe subjektivitetit të plotë ndërkombëtar”, u shpreh Joseph.

Ndërkaq, profesori Daniel Serwer paralajmëroi se Kosova duhet të intensifikojë angazhimin diplomatik, duke theksuar se situata politike në SHBA ka ndryshuar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë të përqendruara në sfidat e brendshme të mbrojtjes së demokracisë, çka ndikon edhe në prioritetet e politikës së jashtme.

Serwer po ashtu deklaroi se, sipas tij, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të qartë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është aktualisht në agjendën aktive të Uashingtonit.

“Prandaj, barra bie mbi Prishtinën. Ju duhet të punoni dhe të loboni strategjikisht për të siguruar që kjo çështje të bëhet pjesë e agjendës”, tha ai.

Nga ana tjetër, strategu i mbrojtjes Mario Marquez u shpreh optimist, duke theksuar se, pavarësisht pengesave ndërkombëtare, qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë kapacitetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Forumi në Prizren është pjesë e aktiviteteve njëjavore që po zhvillohen në Kosovë në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Tags: Daniel Serwer Kosova NATO

Continue Reading

Previous: Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
Next: Për Vuçiqin “nuk janë kriminelë”, por po për amerikanët – kush janë “kumbarët” Radoiçiq dhe Veselinoviq

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.