Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia nuk rreshtohet pas Perëndimit në sanksionet ndaj Rusisë

The Geopost September 23, 2023 2 min read
Share the news

Serbia nuk iu bashkua zgjatjes së sanksioneve ndaj Rusisë edhe kësaj radhe. Në vend të bashkimit me Perëndimin sa i përket kësaj çështje, Serbia zgjodhi të mos e prishë aleancën me partnerin tradicional të saj.

Pas refuzimit të vendosjes së sanksioneve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hedhur një sërë akuzash ndaj Perëndimit për hipokrizi duke u munduar të tërheqë paralele mes Kosovës dhe Ukrainës.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç tha të hënën se vendet perëndimore përmendën parimet e sovranitetit dhe të drejtave të njeriut kur miratuan statusin e Kosovës si një shtet i pavarur.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 — gati një dekadë pasi NATO ndihmoi në shtyrjen e forcave serbe nga ish-krahina gjatë një lufte të përgjakshme që vrau rreth 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e njohën Kosovën.

“Ata nuk qeshën me zë të lartë kur presidenti rus përdori të njëjtat fjalë duke justifikuar sulmin e tij kundër Ukrainës. Ata kanë harruar se ata vetë kanë përdorur të njëjtin tregim, të njëjtat fjalë dhe të njëjtat shpjegime”, tha Vuçiç për Perëndimin ku thotë se kinse e ka synim anëtarësimin. “Më keq se çdo gjë është se të gjithë ata që kryen agresion kundër Republikës së Serbisë sot ligjërojnë për integritetin territorial të Ukrainës”.

Beogradi, së bashku me aleatët e tij kryesorë Kinën dhe Rusinë, ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Beogradi ka kërkuar të balancojë lidhjet e tij tradicionale me Rusinë, duke përfshirë trashëgiminë e përbashkët ortodokse dhe mospëlqimin e ndërsjellë të NATO-s.

Vuçiç në këtë Asamble të OKB-së përçoi mesazhin e Rusisë, e cila vazhdimisht tenton të lidhë Kosovën me Ukrainën duke u munduar ta arsyetojë agresionin e nisur në fqinjin e saj.

Serbia nuk është bashkëngjitur as në ripërtëritjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë. Me vendim të Këshillit të BE-së, i bërë publik të premten, janë vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të shkeljes së integritetit territorial i Ukrainës.

Këto sanksione parashikojnë kufizime të udhëtimit, ngrirje të aseteve dhe ndalim për vënien e fondeve ose burimeve të tjera ekonomike në dispozicion të pothuajse 1800 individëve dhe subjekteve.

Ndryshe nga Serbia, vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina, Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina, vendi potencial kandidat Gjeorgjia dhe vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia u rreshtuan pas vendimit për vazhdimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. /Geopost/

Continue Reading

Previous: BE i bën thirrje parlamentit serb të Bosnjës të refuzojë projektligjin që etiketon OJQ-të si “agjentë të huaj”.
Next: Hidhet granatë dore në Veri, Sveçla: Urdhri erdhi nga Vuçiqi

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE 3 min read
  • Lajme

Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.