Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Daçiç: Serbia nuk do t’i dëgjojë SHBA-të dhe ta njohë Kosovën

The Geopost September 8, 2023 3 min read
Share the news

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk do t’i dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta njohë Kosovën.

Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb – ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane – Daçiq tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses.

“Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovës nuk do të ketë kurrë sukses. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv në dialog”, tha Daçiq, raportoi agjencia Beta.

Daçiq nuk përmendi fare luftërat dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia në rajonin e Ballkanit dhe u ankua se në Serbi nuk ka pasur vizita të liderëve të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kur ka qenë hera e fundit kur një president amerikan ka vizituar Serbinë? Shumë nga ne as që ishim në jetë. Kryeministrja e fundit e Britanisë që na vizitoi ishte Margaret Thatcher. Ata kanë vizituar të gjitha shtetet e tjera, a mendoni se ata nuk e vizitojnë Serbinë veç pse nuk është e fortë? Jo, si mundet që ne të kemi një raportet partneriteti me shtetet që nuk janë në interesin tonë”, tha ai.

Daçiq që njihet për politikat e tij nacionaliste e bëri këtë deklaratë pavarësisht se ka arritur një marrëveshje me Kosovën ku e njeh pavarësinë e saj de facto, duke treguar edhe një herë se nuk do ta përmbushin atë edhe pse ajo është marrëveshje ndërkombëtare.

Daçiq, i cili ishte zëdhënës i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç, kishte folur hapur kundër Perëndimit për mbështetjen që ia ka dhënë Ukrainës edhe në vitin 2015.

Ai kishte akuzuar demokracitë perëndimore për presion hipokritik ndaj Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë duke rritur tregtinë e tyre me Moskën.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Bruksel, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se Serbia nuk dëshiron të sakrifikojë marrëdhëniet e saj me aleatin e saj tradicional, Rusinë, në rrugën e saj drejt BE-së.

“Serbia po shkon drejt BE-së, por ne kemi edhe miqtë tanë si gjithë të tjerët në botë. Si do të dukej të bënim diçka kundër miqve tanë për t’u bashkuar me një shoqatë të re?”, ka thënë ai.

Pas mbështetjes ruse për separatistët në Ukrainë, BE vendosi sanksione kundër Rusisë në vitin 2014. Edhe atëherë edhe tash kur Rusia filloi luftën në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, Serbia nuk ka lidhur politikën e saj të jashtme me Perëndimin dhe nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

Aktualisht Kosova kërkon që një marrëveshje eventuale në fund të procesit të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia synon të arrihet një zgjidhje kompromisi – pa elaboruar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /Geopost/

Continue Reading

Previous: Blinken vizitë dyditore në Ukrainë, rikonfirmon mbështetjen e SHBA
Next: Serbia e dërgon në paraburgim drejtorin komunal të Leposaviqit

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026
Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës 1 min read
  • Ballkan

Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës

The Geopost April 27, 2026
Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.