Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

The Geopost November 16, 2026 3 min read
Share the news

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas programit të publikuar nga Komisioni Evropian, edicioni i dytë i këtij forumi mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

Në të janë paraparë të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave.

Megjithatë, sipas informacioneve të paraqitura, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet, ndërsa një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”.

Ky veprim është skandaloz, pasi në një aktivitet të dedikuar zgjerimit evropian dhe afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, Kosova nuk është përfaqësuar, ndërsa në skenë është interpretuar një këngë që në traditën nacionaliste serbe e paraqet Kosovën si pjesë të identitetit dhe pretendimeve historike të Serbisë.

Në programin zyrtar të publikuar për këtë aktivitet, mbrëmja e 15 nëntorit parashihet të përfshijë interpretimin e orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Youth Orchestra), së bashku me grupin muzikor slloven “Kapobanda”.

E pikërisht bendi slloven “Kapobanda”, e ka interpretuar këngën serbe, “Oj Kosovo Kosovo”.

Ndërkaq, në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, janë paraparë fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionares Marta Kos.

Por ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht të ndjeshme për Kosovën është përmbajtja e këngës së interpretuar.

“Sa Kosova zora sviće”, vargu me të cilin nis kënga, në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”.

Kënga njihet më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve patriotike serbe që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën.

Ajo është shkruar në vitin 1989 nga kompozitori dhe këngëtari serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq, në kohën e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Kënga u regjistrua në vitin 1990, ndërsa më vonë u bë veçanërisht e njohur në diskursin nacionalist serb për Kosovën.

Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, figura të rëndësishme të traditës epike dhe fetare serbe. Por mesazhi politik bëhet edhe më i drejtpërdrejtë në vargjet ku thuhet se Kosova është tokë e tyre dhe se nuk do ta dorëzojnë.

Një version i kësaj kënge është publikuar më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Crnogorčević, në bashkëpunim me grupin etno “Gorica”, me rastin e Vidovdanit.

Në prezantimin e këngës, ajo kishte përfshirë edhe një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb dhe si vend prej të cilit serbët nuk mund të heqin dorë.

Forumi i organizuar nga Komisioni Evropian synon të diskutojë të ardhmen e zgjerimit të BE-së, reformat, sigurinë dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Në këtë kontekst, interpretimi i një kënge me mesazhe të tilla për Kosovën ngre pikëpyetje për ndjeshmërinë politike të përzgjedhjes së repertorit artistik në një aktivitet që synon të promovojë bashkëpunimin dhe afrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Telegrafi do t’u drejtohet me pyetje Komisionit Evropian dhe komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, për të kërkuar sqarime lidhur me përzgjedhjen e këngës, kriteret e programit artistik dhe mungesën e përfaqësimit politik të Kosovës në këtë aktivitet.

Tags: BE Kosova Marta Kos Serbia

Continue Reading

Previous: Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën
Next: E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive 2 min read
  • Ballkan

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet e kryera në Kosovë, shqiptarët u vranë dhe u zbuluan varreza masive

The Geopost November 16, 2026
Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet 2 min read
  • Ballkan

Janjiq ngre dyshime të reja për Banjskën: Sulmi nuk ishte planifikuar të përfundonte kështu, Radoiçiqi ende ka pushtet

The Geopost November 16, 2026
E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel 2 min read
  • Ballkan

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: E turpshme ajo që ndodhi në Bruksel

The Geopost November 16, 2026
Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën 3 min read
  • Ballkan
  • News

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

The Geopost November 15, 2026
Vuçiq thotë se pa lejen e Kurtit s’mund të hyjë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq thotë se pa lejen e Kurtit s’mund të hyjë në Kosovë

The Geopost November 15, 2026
Njerëzit e Vuçiqit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë? 10 min read
  • Ballkan
  • News

Njerëzit e Vuçiqit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

The Geopost November 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.