Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus

The Geopost September 1, 2023 3 min read
Share the news

Autoritetet serbe ia kanë anuluar lejen e qëndrimit Yevgeny Irzhanskyt, qytetarit rus që kishte organizuar koncerte kundër luftës dhe ngjarje të tjera kulturore në Serbi, njoftoi organizata Shoqëria Demokratike Ruse. Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që autoritetet kanë marrë kundër mërgimtarëve rusë që janë kundër luftës.

Irzhansky që ka punuar si organizator ngjarjesh në Serbi që nga viti 2022, së fundi ishte pajisur me leje të gjatë qëndrimi në Serbi. Leje të njëjtë kishte marrë edhe gruaja e tij.

Më 28 gusht, ai u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u mor në pyetje nga një punonjës i ministrisë lidhur me aktivitetet e tij si organizator koncertesh. Më pas punonjësi e la Irzhanskyn të presë dhe u kthye më vonë për t’i treguar se leja e qëndrimit i ishte anuluar.

Atij nuk i ishte dhënë asnjë arsye për këtë vendim, por Irzhanskyt iu dha një letër që ta nënshkruante, në të cilën lihej të kuptohej se ai ishte “kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë”, tha Shoqëria Demokratike Ruse, me seli në Beograd.

Irzhanskyt i është dhënë një javë kohë që të largohet nga Serbia dhe atij i është ndaluar hyrja në shtet për një vit. Ai planifikon që ta apelojë vendimin, tha Shoqëria Demokratike Ruse.

Irzhansky i tha Radios Evropa e Lirë se puna e tij, por edhe qëndrimi i tij lidhur me pushtimin rus të Ukrainës ishin arsyet pse autoritetet në Serbi ia anuluan lejen e qëndrimit.

“Shumica e muzikantëve rusë janë në listën e zezë në Rusi dhe shumica e tyre jetojnë jashtë Rusisë sepse, nëse ata shkojnë në Rusi, me shumë gjasë do të burgosen për shkak të pikëpamjeve të tyre për luftën dhe për [presidentin rus, Vladimir] Putin”, tha ai.

“Qëndrimet e mia për këtë janë të qarta, unë jam kundër politikës së Putinit brenda dhe jashtë Rusisë”.

Rusët e tjerë që kanë qenë kritikë të Kremlinit apo të luftës ndaj Ukrainës janë ankuar se janë ngacmuar nga autoritetet në Serbi, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, mban raporte të mira me Putinin dhe pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Kremlinit, Beogradi nuk ka sanksionuar Moskën.

Më herët gjatë këtij muaji, Natasha Tyshkevich, ish-gazetare e revistës studentore ruse, Doxa, – që publikisht ka kritikuar zyrtarët rusë – akuzoi autoritetet ruse se e kishin arrestuar për rreth 40 orë në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, pasi ia kishin ndaluar hyrjen në shtet. Më pas, ajo u kthye në rezidencën e saj në Maltë.

Në korrik, Serbia nuk ia zgjati lejen e qëndrimit të përkohshëm aktivistit kundër luftës, Vladimir Volokhonsky. Ndërkaq, dy javë para kësaj ngjarjeje, autoritetet serbe ia ndaluan hyrjen rusit Peter Nikitin, i cili së bashku me Volokhonskyn kishin ndihmuar në themelimin e Shoqërisë Demokratike Ruse, që është një shoqatë për rusët në mërgim.

 

Burimi: www.evropaelire.org/

Continue Reading

Previous: Pse rusët e përbuzin pavarësinë e Ukrainës?
Next: Rusia po plaçkit burimet natyrore të Ukrainës

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.