Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Kundërshtimi i lirisë së lëvizjes për kosovarët në Bosnje dhe Hercegovine bllokohet nga politikanët serbë

The Geopost August 30, 2023 3 min read
Share the news
Kur në fund vitit 2022 u nënshkrua nga kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit marrëveshja e dal nga Procesi i Berlinit, që përfshin marrëveshjen mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve akademike; marrëveshje për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA, nuk ishte menduar që ato nuk do të jetësoheshin edhe pas kaq kohe. Kjo marrëveshje e dal nga Procesi i Berlinit, i cili u nis në 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel ishte paraparë që të lehtësonte edhe pengesat më të imta politike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e qëllim kryesor ka lidhjen e integrimin e këtyre vendeve para se ato të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian.
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina si nënshkruese do të duhej të kalonin marrëveshjet edhe në organet e brendshme shtetërore, si Qeveria, Kuvendi e publikimi në Gazetat Zyrtare.
Vendi i parë që i ka kaluar gjitha këto faza është Kosova dhe i pari që po i zbaton ato në praktikë, përkundër se Bosnje Hercegovina, veç se nuk i ka kaluar ato faza, dhe pavarësisht nënshkrimit të dhënë, Kuvendi i entiteti Republika Serbe, njëkohësisht anëtarja e Presidencës e ka vënë edhe veton kundër. Mos zbatimi i marrëveshjes së Procesit të Berlinit nga Bosnja dhe Hercegovina, me gjithë arsyet do të duhej konsideruar i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e Bashkimit Evropian.
Nga vendet e rajonit, janë qytetarët e Kosovës të cilët nuk mund të udhëtojnë në Sarajevë për shkak se politikanët serb, Millorad Dodik, kryetar i entiteti Republika Serbe, dhe anëtarja e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq e kundërshtojnë lëvizjen e lirë të kosovarëve në Bosnje dhe Hercegovinë. Ky kundërshtim nuk mund të konsiderohet vetëm politikë, sa edhe racist, përderisa ndër shpjegimet është edhe ajo se “çka na duhet neve shqiptarët me ardhur në Banja Llukë”. Kur marrëveshja u nënshkrua kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ishte anëtari i partisë së Dodik, SNSD, Zoran Tegeltija.
Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq kishte thënë në rast se Kuvendi Popullor i RS e mbështet veton, “marrëveshjet e Procesit të Berlinit do të bien”. Rënia e tyre, padyshim se është në kundërshtim me frymën e vullnetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.
Takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Bled të Sllovenisë, BSF2023 do të duhej të ishte thirrje jo veç nga Kosova, por parasë gjithash nga Bashkimi Evropian që respektimi i marrëveshjeve që ruajnë e fuqizojnë frymën euro-integruese të gjashtë vendeve të Ballkanit të bëhej obligim. Ndërsa veprimet e politikanëve serb të Bosnje dhe Hercegovinës që pengojnë implementimin e zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria në Sarajevë të dënoheshin me masa konkrete nga BE.
Liria e lëvizjes së qytetarëve është e drejtë njerëzore dhe çdo mekanizëm që pengon atë është në kundërshtim me vlerat evropiane. Çelësi i suksesit të synimit euro-integrues për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë respektimi e implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara. Para se gjithash kjo duhet të vlej për BiH./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Kisha serbe në Gjilan i detyron fëmijët të këndojnë këngë nacionaliste dhe që e madhërojnë Rusinë
Next: Aktivistët rusë që i rivizatojnë muralet nacionaliste në Beograd përndiqen nga regjimi serb e rrahën nga qytetarët

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026
Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës 1 min read
  • Ballkan

Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës

The Geopost April 27, 2026
Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.