Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Deputeti ukrainas: Serbët e mbështesin Rusinë, nuk do të jemi në gjendje ta tërheqim Serbinë në anën tonë

The Geopost August 24, 2023 2 min read
Share the news

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko ka potencuar se shumica e popullësisë në Serbi e mbështesin Rusinë dhe se Ukraina nuk mund ta kthejë në anën e vet Serbinë.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai për takimin mes Zelenskyt dhe Vuçiçit që u mbajt në Athinë të Greqisë.

Për raportin e pasinqertë të Serbisë ndaj Ukrainës kishte folur edhe ambasadori i Ukrainës në Serbi.

Volodymyr Tolkac përmendur ndihmën e Serbisë që po i ofron Rusisë për t’i vrarë ukrainasit në agresionin e saj të nisur në shkurt të vitit të kaluar.

“Në shtypin serb shfaqen informacione për kompani private serbe që ndihmojnë agresorin rus të anashkalojë sanksionet duke furnizuar me pjesë për raketa dhe dronë që vrasin ukrainasit. Prandaj, i bëjmë thirrje edhe një herë vendit kandidat të BE-së, Serbisë, të ndryshojë politikën e saj të jashtme, veçanërisht për sa i përket agresionit të Federatës Ruse ndaj vendit tjetër kandidat – Ukrainës. Kjo politikë përputhet me qëndrimin e familjes së përbashkët europiane. Jam i bindur se çdo hap praktik i palës serbe për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus do të jetë një argument i fortë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, ka thënë Tolkac.

Vëllazëria mes serbëve dhe rusëve u shfaq edhe përmes një billbordi gjigant në mes të Moskës përballë Rossiya Segodnya, konglomerat mediatik shtetëror i Rusisë.

Ndërkohë takimi i Zelenskyt me Vuçiçin u zhvillua në hijen e raportimeve të shumta për dërgimin e armëve në Rusi nga Serbia e të cilat më pas përdoren për vrasjen edhe të civilëve ukrainas.

Continue Reading

Previous: Serbia bën marrëveshje me Hungarinë që t’i dërgojë gazin rus nëse Ukraina tërhiqet nga marrëveshja e tranzitit
Next: A është Ballkani fronti i ardhshëm i Rusisë? Studenti bullgar tregon se si Kremlini tenton t’i përdorë studentët e vendeve të BE-së në Moskë

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.