Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia bën marrëveshje me Hungarinë që t’i dërgojë gazin rus nëse Ukraina tërhiqet nga marrëveshja e tranzitit

The Geopost August 24, 2023 2 min read
Share the news

Hungaria ka arritur një marrëveshje me Serbinë që mund të sjellë më shumë dërgesa të gazit natyror rus përmes vendit ballkanik nëse Ukraina i jep fund një marrëveshjeje për tranzitin e gazit me Moskën.

Serbia do t’i sigurojë Hungarisë dërgesa të shtuara të gazit natyror rus nëse Ukraina përfundon një marrëveshje për tranzitin e gazit me Rusinë, tha të dielën ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest dhe e siguroi atë se Serbia do të ishte në gjendje të furnizonte më shumë gaz rus në Hungari nëse Kievi refuzon të zgjasë një marrëveshje që lejon tranzit nëpër territorin ukrainas.

“Ne kemi dëgjuar ditët e fundit se Ukraina do të mund të përfundonte marrëveshjen e transitit të gazit natyror të përfunduar më parë me Rusinë”, tha Szijjarto.

“Sot, presidenti serb e bëri të qartë se nëse Hungaria dëshiron të rrisë dërgesat e gazit natyror përmes Serbisë në Hungari, atëherë Serbia mund të sigurojë kapacitetet e nevojshme të dërgesës. Marrëveshja erdhi pasi ministri i energjisë i Ukrainës, German Galushchenko, tregoi se Kievi nuk ka gjasa të zgjasë marrëveshjen e tranzitit që sjell gazin natyror rus në vendet europiane nëpërmjet Ukrainës. Kjo marrëveshje pritet të përfundojë vitin e ardhshëm”.

Hungaria merr afërsisht 80% të gazit të saj natyror nga Rusia – kryesisht përmes tubacionit Turk Stream i cili kalon përmes Serbisë në jug të saj – dhe ka luftuar fuqishëm kundër sanksioneve ndaj energjisë ruse të propozuara nga Bashkimi Europian. Edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Hungaria ka kërkuar të përmirësojë qasjen e saj në lëndët djegëse fosile ruse, duke argumentuar se ato ishin thelbësore për sigurinë e saj energjetike.

Gjatë një vizite në Moskë në prill, Ministri i Jashtëm Szijjarto tha se kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom kishte rënë dakord të lejonte Hungarinë, nëse nevojitej, të importonte sasi të gazit natyror përtej sasive të rënë dakord në një kontratë afatgjatë të lidhur më 2021.

Continue Reading

Previous: Një gazetar i shquar raportoi se “Gjeneral Armagedon” i Rusisë është zëvendësuar
Next: Deputeti ukrainas: Serbët e mbështesin Rusinë, nuk do të jemi në gjendje ta tërheqim Serbinë në anën tonë

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë

The Geopost October 25, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.