Pak vende në botë ofrojnë mbështetje publike për njerëzit që janë dënuar për një vepër penale ose janë nën sanksione për veprime të caktuara. Megjithatë, kjo s’po ndodh në Bosnje e Hercegovinë.
Së fundi në vendin ku ndodhi gjenocidi nga regjimi serb u shfaqën fotografi të mbështetësit të gjenocidit, Alekandar Vulin. Në Srebrenicë u vendosën edhe billborde që mbështesin drejtorin e Agjencisë Serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA) Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua nga SHBA-të për korrupsion e lidhjet me Rusinë.
Në to shkruhet “Mbështetje për vëllanë tonë, Srebrenicën tuaj”, dhe në sfond është Vulin e në të majtë edhe flamuri serb.
Së fundmi ai u dërgoi një ofertë disa studenteve atje që të vazhdonin studimet në Beograd meqë ato lavdëruan kriminelin e luftës Ratko Mlladiq dhe lavdëruan krimet me mesazhin për boshnjakët: “Sa mirë që ju vramë”.
Vulin së fundmi ka hyrë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për shkak të, siç deklaruan nga Uashingtoni, trafikut të drogës dhe armëve.
Qeveria e Serbisë, nga ana tjetër, beson se Vulin përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për shkak se Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pavarësisht se SHBA-të deklaruan arsye më specifike, transmeton Klix.ba.
Vulin ka qenë një nxitës i krimeve që ndodhën në Srebrenicë ka mohuar krimet serbe publikisht. Ai ka nderuar kriminelët e dënuar të luftës, përfshirë edhe Sllobodan Millosheviq.
Vulin konsiderohet si krahu i djathtë i presidentit të Serbisë Alekandar Vuçiq, i cili kur kishte vizituar Srebrenicën në njërin prej përvjetorëve të gjenocidit ishte gjuajtur me gurë në shenjë revolte nga banorët se ai s’ishte i mirëseradhur në këtë vend.
Boegradi zyrtar asnjëherë s’ka kërkuar falje për gjenocidin serb në Serbrenicë më 1995./The Geopost/

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet
“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë
Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike