Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Dy persona humbën jetën në sulmin në urën në Krime, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën

The Geopost July 17, 2023 3 min read
Share the news

Dy persona u vranë dhe një fëmijë u plagos rëndë në një sulm në një urë në Krime, lidhja kryesore hekurudhore dhe rrugore e Rusisë me gadishullin që ajo aneksoi me forcë në 2014.

Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin të hënën më 17 korrik, ndërsa Kievi sugjeroi se incidenti mund të kishte qenë një provokim në ditën e marrëveshjes që lejonte eksportet e grurit përtej Detit të Zi.

Disa orë pas sulmit, të hënën më 17 korrik, Rusia njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja deri në një njoftim të radhës  .

Trafiku në urën që lidh Rusinë me Krimenë u pezullua pas sulmit për shkak të një “situate emergjente”, tha guvernatori rajonal rus Sergei Aksyonov.

Zëdhënësja  e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës, Natalia Khumeniuk, vlerësoi se “ky mund të jetë një provokim rus”.

Pas sulmit në urën në Krime, Mikhail Podolyak, ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, postoi në rrjetet sociale se “instrumentet ruse të vrasjeve masive janë jetëshkurtër”.

“Të gjitha strukturat ilegale të përdorura për të dorëzuar instrumentet ruse të vrasjeve masive janë domosdoshmërisht jetëshkurtra – pavarësisht nga arsyet e shkatërrimit të tyre”, shkroi ai në Twitter.

BBC dhe AFP raportuan se marina e Kievit dhe shërbimi i sigurisë SBU kryen një “operacion special” duke përdorur drone detare, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë ukrainase.

SBU dhe marina refuzuan të thonë nëse ishin të përfshirë, megjithëse disa zyrtarë ukrainas e kanë paraqitur urën si një objektiv legjitim ushtarak.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi të hënën Ukrainën për kryerjen e një sulmi në një urë që lidh Rusinë dhe Krimenë, në të cilin u vranë dy persona, me pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Zaharova nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur këto pretendime.

“Sulmi i sotëm në urën e Krimesë u krye nga regjimi në Kiev”, tha Zakharova më 17 korrik, raporton Reuters.

Ajo shtoi se vendimet “mirren nga zyrtarët ukrainas dhe ushtria, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencive të inteligjencës amerikane dhe britanike dhe politikanëve”.

Më herët, kryetari i parlamentit të Krimesë, Volodymyr Konstatinov, i cili u emërua në post nga Moska, e përshkroi “gjendjen e jashtëzakonshme” në urën e Krimesë si një “sulm terrorist nga regjimi i Kievit”, sipas agjenci lajmesh RIA të drejtuar nga regjimi rus.

Ai vlerësoi se Ukraina kishte kryer një “krim të ri” duke synuar atë që ai e quajti “objekt civil”.

Zyrtarët rusë kishin njoftuar më herët se dy persona kishin vdekur pas asaj që ata e quajtën një “situatë emergjente” në një urë që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë me Rusinë.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, shpërthimet u dëgjuan herët në mëngjesin e së hënës.

Ura Kersk u hap në vitin 2018 dhe lejon udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, një territor ukrainas i pushtuar nga forcat e Moskës që nga viti 2014.

Ajo u mbyll pjesërisht tetorin e kaluar pas një shpërthimi të fuqishëm.

Ura, e cila është një rrugë e rëndësishme, u rihap plotësisht në shkurt.

Kreu i administratës ruse në Krime, Sergei Aksyonov, shkroi në Telegram se “trafiku në Urën e Krimesë është ndalur. Një situatë emergjente ka ndodhur në zonën e mbështetjes 145 në [anën ruse të urës]”.

“Po merren masa për të rivendosur situatën. U kërkoj banorëve dhe mysafirëve të gadishullit që të përmbahen nga udhëtimi në urën e Krimesë dhe, për arsye sigurie, të zgjedhin një rrugë alternative tokësore nëpër rajonet e reja.”

Kjo është ajo që Rusia i quan territoret ukrainase që pushtoi vitin e kaluar – Kherson, Zaporizhzhya, Lugansk dhe Donetsk – dhe pretendon se i ka aneksuar.

Ministria ruse e Transportit njoftoi se shpërthimi nuk ka dëmtuar mbështetësit e urës dhe se është prekur vetëm sipërfaqja e rrugës./RSE/

Continue Reading

Previous: Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan bën thirrje për sanksione ndaj Kinës për Fentanyl
Next: Serbia koordinohet me Rusinë e Kinën për një seancë kundër Kosovës në Këshill të Sigurimit

Lufta e Putinit dhe fantazma e vitit 1917: Ngjashmëritë që shqetësojnë Kremlinin 14 min read
  • Botë
  • News

Lufta e Putinit dhe fantazma e vitit 1917: Ngjashmëritë që shqetësojnë Kremlinin

The Geopost June 14, 2026
Evropa ndjek ëndrrën e re të çipave të inteligjencës artificiale 5 min read
  • Botë
  • News

Evropa ndjek ëndrrën e re të çipave të inteligjencës artificiale

The Geopost June 14, 2026
Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet më 14 qershor, Hormuzi do të rihapet për të gjithë 7 min read
  • Botë
  • News

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet më 14 qershor, Hormuzi do të rihapet për të gjithë

The Geopost June 14, 2026
Ukraina nënshkruan afro 20 marrëveshje të përbashkëta prodhimi të mbrojtjes me vendet e BE-së 3 min read
  • Botë
  • News

Ukraina nënshkruan afro 20 marrëveshje të përbashkëta prodhimi të mbrojtjes me vendet e BE-së

The Geopost June 14, 2026
BE thotë se ka prova se Kina stërviti ushtarë rusë për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

BE thotë se ka prova se Kina stërviti ushtarë rusë për luftën në Ukrainë

The Geopost June 14, 2026
Alarm në Gjermani, rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit 3 min read
  • Botë
  • News

Alarm në Gjermani, rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

The Geopost June 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.