Nuk është hera e parë që një grup motoçiklistësh nga Serbia ia mësyjnë Kosovës, për siç thonë ata mbështetjen për jetesë e mbijetesë të popullit serb i cili jeton në Kosovë. Shoqata e motoçiklistëve të drejtuar nga “Harley-Davidson Serbia”, prej vitesh ka organizuar vizita në vendet ku jetojnë serbët në Kosovë, me që rast kanë mbajtur edhe koncerte me këngëtar të cilët i këndojnë nacionalizmit serb.
Grupit iu janë bashkuar edhe shoqata motoçiklistësh serb nga gjitha vendet e rajonit, por edhe të diasporës serbe. Pas çdo qëndrimi në Kosovë dhe aksioneve të tyre të prezantuara si humanitare, grupet e këtyre motoçiklistëve kanë provokuar në të gjitha mënyrat qytetarët jo-serb.
Në njërën nga vizitat e drejtuesit të grupit të motoçiklistëve “Harley-Davidson Serbia” në Zveçan, vite më parë, Miliq Radeviq, ai kishte thënë se, “Mund të them që ne kurrë nuk do t’ju tradhtojmë, do të vijmë në Kosovë përderisa të ketë edhe vetëm një manastir këtu, ju na lidhni, na lidhin vendet tona të shenjta dhe këtu ndihem sikur jam në shtëpinë time dhe pavarësisht nga të gjitha spekulimet që thuhen nëpër media të ndryshme se kjo nuk është Serbi, ju them se kjo është Serbia”.
Motoçiklistëve të nisur nga Serbia për të ardhur në Kosovë iu pamundësua hyrja e tyre nga ana e policisë së Kosovës për shkak të situatës jo stabile të sigurisë në veriun e vendit. Hyrjen në Kosovë motoçiklistët e kishin planifikuar ta bënin përmes pikës kufitare në Jarinje, por edhe pikave tjerat kufitare mes Kosovës e Serbisë. I pakënaqur me mos lejimin e hyrjes në Kosovë, drejtuesit Miliq Radeviq, tha se “ne jemi përkohësisht të okupuar nga shqiptarët”, duke premtuar se grupi i tij do t’i bllokojë rrugët hyrëse nga Kosova për në Serbi. /The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan