Presidenti i Serbisë kërkon një qasje të ngjashme ndaj Kosovës si Rusia ndaj Ukrainës. Gjatë fjalës së tij më 6 korrik, presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi synimin e tij për të përdorur konceptin e demilitarizimit për Kosovën, paralelisht me një qasje të ngjashme që presidenti rus Vladimir Putin ka zbatuar në Ukrainë.
Duke iu drejtuar publikut për situatën në Kosovë, Vuçiq kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të kërkuar “demilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura shqiptare”.
“Në atë seancë do të kërkojmë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së t’i kërkojë KFOR-it të veprojë sipas rezolutës 1244 dhe të kryejë demilitarizimin e të gjitha formacioneve shqiptare në përputhje me të njëjtën rezolutë. Unë personalisht do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”
Kjo deklaratë e Vuçiqit tregon një dëshirë për një qasje të ngjashme me atë të përdorur nga Putin në Ukrainë, ku Rusia justifikoi masat e saj të demilitarizimit me arsyetimin e mbrojtjes së popullatës ruse./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan