Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia dëbon nëntë diplomatë finlandezë në shenjë hakmarrjeje

The Geopost July 7, 2023 1 min read
Share the news

Rusia tha të enjten se po dëbon nëntë diplomatë nga Finlanda, fqinji i Rusisë dhe anëtari më i ri i NATO-s, në një masë hakmarrëse.

Finlanda kishte dëbuar nëntë diplomatë rusë muajin e kaluar, duke i akuzuar ata se punonin në misionet e inteligjencës.

Rusia ka vendosur gjithashtu të mbyllë konsullatën finlandeze në Shën Petersburg, tha Ministria e Jashtme ruse, duke akuzuar Finlandën për një politikë “konfrontuese” ndaj Moskës.

“U vërtetua se parametrat e diskutuar aktualisht të hyrjes së Finlandës në NATO paraqesin një kërcënim për sigurinë e Federatës Ruse dhe se inkurajimi i regjimit të Kievit për të shkuar në luftë dhe për ta pompuar atë me armë perëndimore janë veprime të qarta armiqësore kundër vendit tonë”, thuhet në deklaratën ruse.

“Kjo linjë nga autoritetet finlandeze nuk mund të mbetet pa përgjigje.”

Presidenti finlandez Sauli Niinisto i përshkroi masat si “një përgjigje të ashpër dhe asimetrike ndaj vendimeve të Finlandës për dëbim”.

Ai tha se Finlanda po përgatitej të mbyllte konsullatën ruse në Turku si përgjigje./RFE/

Continue Reading

Previous: Krahas Serbisë dhe Bjellorusisë, Irani: Forumi Kulturor Ndërkombëtar i Fëmijëve në Moskë
Next: Vuçiç përdori fjalën demilitarizim për Kosovën siç bëri Putini për Ukrainën

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.