Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinojnë ardhjen e Ivica Daçiqit në Rusi

The Geopost July 1, 2023 2 min read
Share the news

 “Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq në Rusi pas ndërprerjes së vizitës së delegacionit rus në Serbi në vitin 2022”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë online, transmeton TASS.

Perëndimi, tha Lavrov, e pengoi mbërritjen e tij në Beograd më herët duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë të mos lejojnë fluturimin e aeroplanit rus. “Ne ramë dakord me Ivica Daçiqin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa afate specifike”.

Lavrov nuk përjashtoi që fjalët e tij mund të shkaktojnë “një kërkesë tjetër arrogante nga perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse”. “Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi ministri rus, transmeton TASS.

Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme ka theksuar se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë janë të rregullta.

“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq, si dhe ministrave në Qeverinë e Serbisë për faktin se ata janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Ato kontakte janë shumë të dobishme, përveç kësaj ne kemi gjithmonë mundësinë që të komunikojmë me telefon dhe jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiqit”, tha Lavrov.

Sipas Lavrov, Rusia shpreh solidaritetin me popullin serb në respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe parimeve të dakorduara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të miratuara nga OKB-ja. “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin serb në qëndrimin e tij për respektimin e Rezolutës 1244, respektimin e të gjitha parimeve të dakorduara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të miratuara nga OKB,” tha ai.

Vizita e Lavrov në Beograd ishte planifikuar për 6-7. Qershor 2022, por dështoi për faktin se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus. Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse vlerësoi se vendimi i vendeve evropiane për të mos lejuar kalimin e avionit të tij ishte “i paprecedentë dhe i paimagjinueshëm”./The Geopost/

 

Continue Reading

Previous: Biserko: Nuk ka asnjë provë se Beogradi dëshiron seriozisht të zbatojë dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit
Next: Ekskluzive: Stevan Paviçeviq, udhëheqës i “Mbrojtjes Civile” i përfshirë në automjetin e Serbisë që u kap me armatim

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së

The Geopost November 17, 2026
Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit 3 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit

The Geopost November 17, 2026
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi 3 min read
  • Ballkan

Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi

The Geopost November 17, 2026
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

The Geopost November 17, 2026
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares 2 min read
  • Lajme

REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares

The Geopost November 17, 2026
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja 2 min read
  • Ballkan

Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.