Dje, rreth orës 14:00, në Graçanicë, është zhvilluar një protestë paparalajmëruar, me ç’ rast disa nga pjesëmarrësit kanë shfaqur sjellje dhe veprime agresive e të dhunshme ndaj pjesëmarrësve në trafik, si dhe shpërfillje të urdhrave policor.
Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se sjelljet dhe veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre përkohësisht kanë bllokuar disa vetura që atë moment kanë qenë duke qarkulluar në atë segment rrugor.
Ndërkohë që policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit që veturat e bllokuara të lirohen për të lëvizur, një person, pjesëmarrës në protestë, ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia menjëherë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat e deklaruara nga ankuesi si dhe informacionet e publikuara në platformat e ndryshme informative kryesisht të mbështetura nga opinionet e ndryshme dhe assesi nga faktet.
Sipas njoftimit, hetimi i deritanishëm i kryer nga ana e policisë, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.
“Andaj përkitazi me rastin, me qëllim të informimit sa më të drejtë të opinionit publik, në funksion të së vërtetës dhe për të përjashtuar të gjitha informatat e rreme, në dispozicion të publikut paraqesim edhe pamjet filmike që kanë rezultuar nga trajtimi hetimor i ngjarjes”, thuhet në fund./The Geopost/

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi