Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor.
Ambasadori Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Vjenë tha se vendi i tij është në dijeni për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Ai tha se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë.
“Ne kemi përsëritur thirrjet tona ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale”.
Mbretëria e Bashkuar tha se zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – “në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë”.
“Ne presim që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Këto komente Holland i ka bërë pas prezantimit të raportit të kreut të misionit të OSBE’së në Serbi Jan Brathu./Gazeta E xpress/

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj
Roboti për çaktivizimin e bombave u dërgua pas zbulimit të dronit me eksploziv në aeroportin gjerman
Avionët polakë interceptojnë avionin rus të zbulimit mbi Baltik, Varshava: Rusia po teston gatishmërinë e NATO-s