Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

Kush është Markus, zyrtari i lartë i BIA-s i afërt me presidentin serb që drejtuesi i bandës kriminale Darko Shariq e etiketon si ai që ‘mund të zgjidhë gjithçka’

The Geopost March 6, 2023 2 min read
Share the news

Zyrtari i lartë i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Marko Parezanoviq përmendet në korrespondencën “Sky” të grupit kriminal të Darko Shariqit, si person me të cilin ishte duke u takuar vëllai i Shariqit, Dushko.

Siç shkruajnë mediet serbe, seancat gjyqësore kanë qenë në drejtim të zbardhjes së rastit të Shariqit, derisa zbulohet se kush është Parezanoviq, njeriu që në dosje është shënuar si person që mund të “zgjidhë gjithçka”.

Markus, i cili është Marko Parezanoviq, është i vetmi person që mund të ndihmojë në zgjidhjen e rastit të Shariqit kur bëhet fjalë për gjykimet para Apelit.

Parezanoviq u bë i njohur për publikun e gjerë në gusht të vitit 2018 kur publikisht tha se kërcënim për sigurinë e vendit është opozita, sindikatat, organizatat joqeveritare dhe mediet.

Në BIA ai është njeri i besuar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka punuar në çështjet rajonale, kryesisht në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Aty ka mbajtur lidhje edhe me politikanë, sidomos kur bëhet fjalë për Malin e Zi. Kjo është arsyeja pse presidenti Milo Gjukanoviq e ka akuzuar atë si agjentin kryesor rus në Serbi, transmeton KosovaPress.

Në BIA, Parezanoviq merrej me përçarjen dhe organizimin e protestave, si dhe shuarjen e tyre.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Parezanoviq përmendet në rastin e Darko Shariqit. Gjatë vitit të kaluar, pra pas arrestimeve në këtë grup kriminal, është përmendur se bosi i drogës i ka dhënë një orë një zyrtari të lartë të BIA-s.

Në atë kohë, u spekulua se ishte Parezanoviq, por këto akuza nuk u konfirmuan kurrë. Mediet shkruanin se bëhej fjalë për një orë me vlerë 250 mijë dollarë.

Përveç tij, në korrespondencë përmendet edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Dushko Milenkoviq.

Shariq po përballet me akuza të reja dhe se po hetohet se ka themeluar një grup kriminal nga paraburgimi që ka kryer vepra të ndryshme kriminale. Ndër të tjera ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Nebojsha Joksoviqin, dëshmitar-bashkëpunëtor në procedurën kundër bosit të drogës.

Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vendosjen e eksplozivëve nën veturën e Goran Nikolasheviqit, dëshmitar në procedurën kundër këtij grupi kriminal./Telegrafi/

Continue Reading

Previous: “Është e gjitha një gënjeshtër”: Rusët e bllokuar në universin paralel të propagandës së Putinit, por disa duan të shpëtojnë
Next: Inicohët rasti kundër Milorad Dodik për mohim të gjenocidit

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Demokratët Evropianë alarmohen për Pegasusin në Serbi: Përgjimet kërcënojnë demokracinë

The Geopost October 20, 2026
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Suedia do të mbajë sistemet Patriot në Poloni në vitin 2027 – Plane të reja mbrojtëse të NATO-s

The Geopost October 19, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.