Donika Gërvala, Ministre e Punëve të Jashtme, kritikoi pjesëmarrjen e Ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në konferencën për Parandalimin e dhunës seksuale në luftëra, e cila po mbahet sot dhe nesër në Londër.
Ajo e përshkroi Daçiqin si një nga “arkitektët kryesorë të gjenocidit në Baklanin Perëndimor, veçanërisht në BeH dhe Kosovë”.
Ajo i pyeti organizatorët se çfarë kuptimi kishte që Daçiq të fliste në një konferencë të tillë.
“Ai ka qenë dora e djathtë i Sllobodan Millosheviqit që nga viti 1992. deri në vitin 2000.” kujton Gërvala.
Të pranishmit në sallë e mbështetën me duartrokitje.
Në panelin e mëparshëm, Daçiç tha se “dhuna seksuale në luftëra është një temë veçanërisht e dhimbshme dhe serioze, sepse përfaqëson një shkelje të të drejtave të njeriut”.
Ai përmendi tre fjalë kyçe – parandalimin, ndëshkimin dhe edukimin.
“Për t’u përballur sistematikisht me këtë krim, na duhet vullnet politik”, ka thënë ndër të tjera Daçiq.
Daçiq dikur ishte zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë, kur regjimi i liderit të asaj partie, Sllobodan Millosheviq, kreu krime të tmerrshme gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Ai ka qenë zëdhënës i SPS nga viti 1992. deri në vitin 2000. /Danas/

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit